Drejtësia e Re/ Nëse zemërohesh me kryeministrin, burgosesh, nëse bën atentat ndaj kreut të opozitës, shpallesh i çmendur

Drejtësia e Re/ Nëse zemërohesh me kryeministrin, burgosesh, nëse bën atentat ndaj kreut të opozitës, shpallesh i çmendur

10:43, 31/05/2023
A+ Aa A-

Gerti Shehu, i cili goditi Sali Berishën në protestën e 6 dhjetorit, u shpall nga prokuroria i “çmendur” dhe u rekomandua për t’u shtruar në psikiatri.

U deshën 6 muaj që ekspertiza mjeko-ligjore të dalë në përfundime për gjendjen mendore të autorit të atentatit ndaj Berishës, Gerti Shehun.

Në këto kushte prokuroria i kërkon gjykatës pushim të hetimeve dhe shtrimin e detyruar në spital të 31-vjeçarit.

Nuk do binte në sy kapja, verbëria dhe standardi i dyfishtë i drejtësisë nëse në të njëjtën kohë, po kjo drejtësi do të dënojë me një vit burg Ivzi Hoxhën, i cili në nervozizëm e sipër ka ‘kërcënuar’ kryeministrin Rama pasi fadromat e pushtetit i rrafshuan shtëpinë në mënyrë arbitrare (5 maji) dhe kundër çdo rregulli.

Ivziu e ka shprehur zemërimin e tij emocional “live” në media, as nuk e ka prekur, as nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret kërcënues ndaj kryeministrit. Ndërsa Gerti Shehu ka kryer atentat ndaj kreut të opozitës dhe çuditërisht shpallet i çmendur.

Arrestime të tilla kur qytetarët shprehen të zemëruar ndaj kryeministrit të vendit a presidentit ndodhin vetëm në vende autoritare dhe ku drejtësia është e kontrolluar nga pushteti.

Në çdo vend demokratik, ku zemërimi ndaj kryeministrit shtohet, shtohen masat mbrojtëse ndaj tij, por nuk arrestohen qytetarët e zemëruar.

Të ishte kështu, burgjet e Francës sot do të ishin të tej mbushura nga njerëz të zemëruar ndaj Macron. Po nuk ndodh kjo në vende ku pushtetet janë të ndara dhe balancojnë njëra-tjetrën. Kjo ndodh në një vend ku drejtësia është vënë totalisht në shërbim të kryeministrit të vendit, dhe ky është rasti i Shqipërisë.

Të shprehësh emocion negativ, me të drejtë, ndaj kryeministrit përfundon në burg. Të godasësh kundërshtarin e kryeministrit përfundon në spitalin psikiatrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco