SYRI TV/ Celibashi: 10 kandidatë për kryebashkiakë, nën hetim të thelluar

15:08, 09/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi deklaroi se 10 kandidatë për kryetar bashkie dhe 28 për Këshillat Bashkiak  do ti nënshtrohen verifikimit të thelluar nga Prokuroria, për shkak të problemeve me ligjin e dekriminalizimit. Gjatë një konference me gazetarët, Celibashi njoftoi se grupimi Basha-Alibeaj nuk ka dorëzuar komisionere në 422 qendra votimi. I pyetur, për gjuhën fyese të Ramës në fushatë, Celibashi deklaroi se retorika e liderve politikë nuk është në kompetencat e KQZ

SYRI TV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuan verifikim të thelluar për 38 kandidatë për Kryetar Bashkie edhe Këshillat Bashkiak të cilët garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit. 10 prej emrave që do ti nënshtrohen verifikimit të Prokurorisë janë kandidatë për kryetar bashkie, mes të cilëve, kryebashkiak aktual të PS, si Kreshnik Hajdari në Kuçove e Artu Bushi në Krujë. Listën e kadidatëve për verifikim e bëri me dije kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirian Celibashi, gjatë një konference me gazetarët.

Celibashi njoftoi se disa nga subjektet politike nuk kanë dorëzuar ende listën e plotë të anëtarëve të komisioneve, ku PD e Enkelejd Alibeaj rezulton që nuk ka komisionerë në 422 qendra votimi.

I pytur për gjuhën fyese të Edi Ramës gjatë fushatës elektorale, Celibashi deklaori se KQZ  nuk mban përgjegësi për retorikën e politikanëve, teksa bëri thirrje për vetë përmbajte.

I pyetur nga gazetarët për aplikacionim “Aktivisti” për të cilën KQZ nuk ka asnjë vendimarrje pavarsisht denoncimeve Celibashi deklaroi se institucioni që drejton nuk ka pasur informacionin e nevojshëm lidhur me shkeljet e mundshme elektorale përmes tij. Ndërsa për shqetësimin  lidhur me ndryshimin e qëndrave të votimit, Celibashi deklaroi se nuk do të ketë asnjë konfuzion në zgjedhjete e 14 majit. Në kondererencën me mediat Celibashi, prezantoi edhe aplikacionin e krijuar nga KQZ për informacion lidhur me zgjedhjet,por edhe një mundësi që qytetarët të denoncojnë problematikat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco