Topalli në krah të Pashk Gjonit: Votoni kandidatët e koalicionit 'Bashkë fitojmë'

Topalli në krah të Pashk Gjonit: Votoni kandidatët e koalicionit 'Bashkë fitojmë'

12:43, 27/04/2023
A+ Aa A-

Znj. Jozefina Topalli, ish-kryetarja e Kuvendit dhe një nga figurat më të spikatura të PD, i ka bërë thirrje sot qytetarëve shqiptarë të votojnë kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë”. Znj. Topalli ka marrë pjesë dje në takimin elektoral me gratë e Lezhës, në krah të Dr. Pashk Gjonit, kandidatit të opozitës për këtë bashki dhe e konsideroi këtë takim si një nga më prekësit.

“Takimi me gratë e nderuara të Lezhës ishte ndër takimet më njerëzore e më prekëse, - shkroi Topalli në Fb. - Votoni Doktor Pashk Gjoni! Votoni Numrin 2. Faleminderit të gjitha grave që me vendosmërinë, kurajon dhe sakrificen e tyre kanë ngritur e mbrojtur familjen e tyre e sot ngrihen për të mbrojtur të ardhmen e bijve të tyre. Çfarë i mbetet një nëne kur fëmija ikën duke rrezikuar jetën në gomone në 2023-shin?!

Ne jemi në udhëkryq serioz. Ne rrezikojmë të zhdukemi si vend nëse të rinjtë janë të detyruar të ikin se këtu nuk gjejnë të ardhme. Ne duhet të ndryshojmë situatën dhe kjo fillon me votën për kandidatët e opozitës.Votoni kandidatët e koalicionit “ Bashkë fitojmë”, bëri thirrje në përfundim, znj.Topalli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco