KAFE SHQETO/ Bezhani, akuza për Fidel Yllin: Ka pasur kompani bixhozi, ai është levë e shtetit

12:09, 29/03/2023
A+ Aa A-

Ish-kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Viron Bezhani, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka hedhur akuza në drejtim të Fidel Yllit pas lajmit se qeveria do të rikthejë bastet sportive në vend.

Bezhani ka theksuar se Fidel Ylli është një person që ka përfituar nga kompania e tij e bixhozit Bet07 dhe se ai është një levë e shtetit dhe do bëjë politikën e tyre në këmbim të parave.

Bezhani: Fidel Ylli ka qenë personi që e luante bixhozin dhe kishte kompani për bixhozin, e dimë shumë mirë të gjithë ‘Bet07’, por njëkohësisht ai është dhe një levë e shtetit, dhe si një vartës i tyre, ai normal që do bëjë politikën e tyre dhe normal që nuk ka dalë pa gjë. Dhe këtë e ka vërtetuar koha sot, shiheni sa lekë ka marrë. Normalisht ndryshon komplet...

Gazetari: Akuza të rënda këto për zotin Ylli!

Bezhani: As nuk diskutohet, janë fakte komplet. Ju e keni ndjekur shtypin, 5 miliardë që i janë dhënë Komiteti Olimpik dhe për çfarë janë përdorur, thjesht të gjitha për zotin Ylli. Të gjitha janë abuzime, abuzime në tendera, abuzime në shpërndarje, abuzime në logjistikë, thjesht çdo gjë e bëjnë për fasadë. Asnjë gjë nuk është reale. Nëpër gjimnaze gjoja po shpenzohen lekë, ku shkojnë këto lekë, shkojnë vetëm te njerëzit e tyre, janë shpërndarë lekë te njerëz që nuk lidhje fare me sportin apo sportin përkatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco