Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

DASH: Rama përdor pushtetin për të goditur kundërshtarët/ Gazetari: Ky është stacioni i fundit i diktaturës

DASH: Rama përdor pushtetin për të goditur kundërshtarët/ Gazetari: Ky është stacioni i fundit i diktaturës

20:25, 20/03/2023
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Raporti i Departamentit të Shtetit e thotë qartë se qeveria po përdor pushtetin për të goditur në mënyrë të paligjshme kundërshtarët. Ky është stacioni i fundit i diktaturës.

DASH citon rastin e goditjes së biznesit të deputetit demokrat Agron Shehaj dhe e lidh sulmin e qeverise me policë ndaj tij, me denoncimet që Shehaj ka bërë publikisht për aferat e korrupsionit.

Po kështu, Departamenti citon shembjen në mënyrë joligjore dhe arbitrare të kompleksit Prestige të Irfan Hysenbelliut.

Pra, nëse qeveria ka arritur deri në pikën që godet, kërcënon dhe i bën presion haptazi edhe një deputeti në mënyrë të paligjshme, sa të sigurtë janë qytetarët?

Hallka e fundit e mbrojtjes do ishte gjyqësori. Por çfarë thotë raporti për gjyqësorin.

“Ndonëse Kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”.

Pra, sot në Shqipëri ka një qeveri që korrupton gjithçka. Atëherë, kur nuk arrin të korruptojë, të sjell policinë te biznesi, të falimenton, të nxjerr me forcë nga biznesi dhe shtëpia.

Ndërsa gjyqësori, që duhet të mbrojë qytetarët, ose korruptohet, ose ka frike nga qeveria.

Me pak fjalë, sot në Shqipëri janë të sigurtë vetëm kryeministri, shpura e tij dhe oligarkët. Gjithë të tjerët janë në mëshirën e kryeministrit.

Imagjinoni sikur qeveritë e mëparshme të kishin bërë gjysmën e këtyre. Sikur...

Si do çirreshin këto OJF-rat dhe OJQ-rat që sot i ka futur Fuga të gjitha tek thesi i lëmoshave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco