VIDEO-SYRI TV/ Rama tërhiqet nga deklarata: Nuk kam paralajmëruar asnjë 'Non-Grata'

17:30, 03/03/2023
A+ Aa A-

Pa kaluar 24 orë kryeministri Edi Rama është tërhequr nga deklarata e bërë në seancën parlamentare për shpalljen ‘non grata’ të politikanit shqiptarë pa dhënë asnjë emër. Në një reagim në rrjetin social Twitter kreu I qeverise shkruan se nuk ka bërë asnjë paralajmërim non grata dhe thekson se ka kujtuar se politika amerikane nuk është muhabet leku.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga deklarata e një dite më parë për shpalljen ‘non grata’ të një politikani shqiptarë pa dhënë asnjë detaj apo emër konkret. Në seance e 2 marsit kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se do të kishte shumë shpejt një tjetër shpallje ‘non grata’.

Por pa kaluar as 24 orë Edi Rama ka bërë hapa pas duke përgënjeshtruar veten e tij dhe në një postim në Twitter shprehet se nuk ka paralajmëruar asnjë shpallje ‘non grata’.

‘Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata!

Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon’, shkruante Rama.

Një ditë më parë Portal Lapsi.al kërkoi një reagim nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë e cila në mënyrë diplomatike iu referua një deklarate të bërë kohë më parë nga kryediplomatja Yuri Kim për në emisionin e gazetares Erla Mëhilli, ku në përgjigjen e saj diplomatja amerikane shprehet se ‘ky proces, ai i ‘non gratës’ është një proces shumë konfidencial dhe deklarata duhet të bazohen në informacion faktik, të besueshëm’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco