Lajmi i fundit

Durrës - Një i ri u plagos në këmbë në Shënavlash/ Shpallet në kërkim kushëriri

'Mos u largoni! Atdheu ka nevojë për ju', protestë simbolike në Rinas

'Mos u largoni! Atdheu ka nevojë për ju', protestë simbolike në Rinas

11:45, 01/05/2024
A+ Aa A-

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka zgjedhur po ashtu të protestojë këtë të mërkurë.

Në Ditën e Punëtorëve, ata po marshojnë në rrugën e Rinasit, por pa bllokuar qarkullimin e automjeteve.

“Mos u largoni! Atdheu ka nevojë për ju”, “Atdheu është një pasuri që duhet ruajtur e mbrojtur”, “Të gjithë ata që duan Shqipërinë, mos të marrin arratinë”, janë disa prej mesazheve që kanë shkruar në pankarta, banera apo bluza protestuesit.

Kauza e tyre lidhet me shpopullimin, largimin masiv të të rinjve jashtë vendit vitet e fundit.

Kujtojmë se prej mëngjesit të sotëm, mësuesit kanë dalë po ashtu në protestë para kryeministrisë duke kërkuar arsim më cilësor dhe rritje pagash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco