Ligji ‘në duart’ e Kushtetueses, Xhixho: Taksa e dijes po mbyll mijëra biznese të profesionistëve të lirë

Ligji ‘në duart’ e Kushtetueses, Xhixho: Taksa e dijes po mbyll mijëra biznese të profesionistëve të lirë

08:44, 22/05/2024
A+ Aa A-

Pasi qeveria vendosi të taksojë deri në 23% profesionistët e lirë, mijëra individë që preken nga ky regjim kanë kërkuar mbyllje të aktivitetit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Në katër muajt e parë të vitit, QKB ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje biznesi. Ekspertët parashikojnë rritje të numrit nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë kundër profesionistëve të lirë.

Lidhur me këto të dhëna ka reaguar edhe zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

Reagimi i plotë i Erisa Xhixhos

TAKSA E DIJES PO MBYLL MIJËRA BIZNESE TË PROFESIONISTËVE TË LIRË

Taksa e re që qeveria i ka ngarkuar si barrë profesionistëve të lirë po mbyll me detyrim mijëra biznese të vogla. Që prej hyrjes në fuqi të kësaj takse, më 1 janar 2024:

???? QKB ka marrë 3 620 kërkesa për mbyllje biznesi

????  Me mijëra biznese të të tjera do të rrisin çmimet, duke e zhvendosur koston e shtuar te qytetarët

???? Informaliteti ka nisur të rritet, në përpjekje për t’i shpëtuar gjobës së re, që qeveria u vuri këtyre biznesve duke injoruar zërin e tyre

Kjo taksë që godet direkt shtresën e mesme dëmton rëndë shoqërinë shqiptare. Mijëra familje humbasin burimin e të ardhurave, ndërsa qytetarët shqiptarë do t’i paguajnë më shtrenjtë shërbimet e ofruara nga gjithnjë e më pak profesionistë të lirë që mbeten në treg.

???? 29 mijë biznese të profesioneve të lira preken nga taksimi në masën 15-23%

????  3 miliardë lekë më shumë të ardhura do të shkojnë në arkën e qeverisë nga kjo taksë

Kjo qeveri që krijon lehtësira vetëm për klientët e vet, dënon me faliment bizneset e vogla, që paguajnë rregullisht detyrimet.

Ky ligj, si shumë politika të tjera të qeverisë, i shërben shpopullimit masiv të Shqipërisë.

Ndaj Gjykata Kushtetuese duhet të mbrojë interesat e profesionistëve të lirë, duke anuluar këtë taksë mbi dijen që qeveria e ka gjetur si mekanizëm për të mbushur gropat e krijuara nga korrupsioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco