‘Rama do përjashtimin e PD në 14 maj’/ Koka: DASH shqetësohet për Meksikën, por nuk sheh derexhenë në Shqipëri

‘Rama do përjashtimin e PD në 14 maj’/ Koka: DASH shqetësohet për Meksikën, por nuk sheh derexhenë në Shqipëri

14:49, 03/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV, gazetari Bledian Koka ka komentuar protestën e opozitës ditën e sotme para Kryeministrisë, duke theksuar se Edi Rama po investohet që të pengojë demokratët të votojnë në 14 maj.

Duke u ndalur te presioni që Ambasada Amerikane po bën ndaj gjykatës dhe demokratëve për të mos i dhënë kryetarit të PD-së Sali Berisha të drejtën për tu regjistruar në zgjedhje, Koka e ka paralelizuar situatën në Shqipëri me atë në Meksikë, ku DASH është shprehur publikisht se janë të shqetësuara për mënyrën si po gatitet Kodi Zgjedhor.

‘Ne këtu nuk duhet të gënjejmë veten dhe të pranojmë trajtimin e Shqipërisë si një vend të dorës së 17-të ku akoma zyrtarë të ambasadës bëhen palë në një proces ku nuk duhet të kishte asnjë palë aty’, u shpreh Koka.

Koka: Në zgjedhjet e 2019 ishte Lulzim Basha që vendosi të mos i çonte demokratët në zgjedhje, kësaj herë është Edi Rama që po vendos që demokratët të mos votojnë në 14 maj. Sot po vihet në diskutim pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje.

Në 2 mars kishte një reagim të DASH për situatën paraelektorale në Meksikë pasi atje ka një debat të madh për Kodin Zgjedhor. Pra ShBA janë të shqetësuara për mënyrën si po gatitet Kodi Zgjedhor në Meksikë dhe ne e dimë si është dhe funksionon Meksika, një miksturë  e ngjashme me Shqipërinë ku shteti bashkë më bandat kriminale qeverisin dhe bashkëndajnë atë që është e mira e qytetarëve meksikanë atje dhe shqiptarëve këtu. Nuk ka asnjë ndryshim situata.

Pra si është e mundur që e njëjta administratë shqetësohet për situtatën politike në Meksikë dhe nuk ndërkohë nuk e sheh derexhenë që është këtu.

Ne këtu në 1991 kemi siguruar me qëndresën e atyre që besonin te liria, të drejtën për të ngritur dyshimin, të drejtën e pluralizmit dhe në fund le ta vendosi vota.

Ne këtu nuk duhet të gënjejmë veten dhe të pranojmë trajtimin e Shqipërisë si një vend të dorës së 17-të ku akoma zyrtarë të ambasadës bëhen palë në një proces ku nuk duhet të kishte asnjë palë aty.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Zekthi03/03/2023 15:15

Alibeaj ka lajmeru ramen me sms qe te pergatise ushtrine per marrjen e selise,se policia nuk do mjaftoje. Forcat renea jane ne gadishmeri

Shto koment

Denonco