Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Denoncimi/ Berisha: Agron Malaj vjedh me Erion Veliajn, ka marrë 35 milionë euro tendera në Tiranë

Denoncimi/ Berisha: Agron Malaj vjedh me Erion Veliajn, ka marrë 35 milionë euro tendera në Tiranë

12:06, 28/01/2023
A+ Aa A-

Nga qyteti i Burrelit, kryetari demokrat, Sali Berisha, sulmoi kryebashkiakun e emëruar nga Edi Rama, Agron Malaj.

Berisha tha se ai vjedh bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Me datën 14 maj, Agroni duhet të dorëzojë çelësat dhe të bëhet gati për të gjitha prokurimet, për të gjitha vjedhjet që i ka bërë.

A e dini se ku i bën vjedhjet Agroni? Do çuditeni ju. I bën me Erion Veliajn në Tiranë.

30 milionë euro ka fituar tendera në Tiranë, kompania e familjes së tij, duke i ndarë me Erion Veliajn.

Agron, largohu vetë më mirë!

Bedri Hoxha, ju garantoj se është njeriu që e do Klosin, Matin, qytetarët, njeriu që ka përkushtimin, ndershmërinë më të madhe për ta shndërruar atë bashki në shtëpinë e parë të çdo qytetari, për të përdorur me transparencë të plotë çdo qindarkë.

Por të dy së bashku do përgjysmojnë taksat. Ne jemi parti e taksave të ulëta.

Ne besojmë se paratë në xhepat tuaja janë më të vlefshme për ju dhe shoqërinë se paratë e taksave të shtetit. Taksa e ulët është ligji unë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco