Andi Bushati: Yuri Kim bëhet memece kur nga Tirana korruptohet zemra e FBI-së!

Andi Bushati: Yuri Kim bëhet memece kur nga Tirana korruptohet zemra e FBI-së!

20:06, 26/01/2023
A+ Aa A-

Afera korruptive e Edi Ramës me ish-shefin e FBI, Charles McGonigal është lajmi i ditës jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

McGonigal është marrë zyrtarisht i pandehur për 4 takimet e fshehta me Edi Ramën dhe mos deklarimin e pagesës prej 225 mijë dollarë, që dyshohet se ka marrë nga kryeministri shqiptar, për të lobuar në SHBA kundër Partisë Demokratike. 

Në SHBA, FBI e ka dërguar për gjykim ish-pjesëtarin e saj për korruptimin në Shqipëri si dhe për favorizimin e oligarkëve të Putin përkundrejt sanksioneve amerikane, në Shqipëri institucionet ligjzbatuese heshtin. 

Edi Rama tentoi mbrëmjen e kaluar ta relativizojë skandalin, ndërsa u mundua të shfajësonte veten duke shmangur çdo përgjegjësi, madje arriti deri aty sa nga sikleti dhe çoroditja foli për diferencën e termit 'mik' në shqip dhe anglisht. 

Pra, çdo frazë e shqiptuar nga kreu i qeverisë tregonte qarta sa në hall të madh është dhe i panikosur, aq sa sot nuk guxoi të shkonte në Kuvend, ku opozita e priste për mocion me debat. 

Megjithatë, absurde mbetet edhe heshtja e ambasadores së SHBA, Yuri Kim. 

Analisti Andi Bushati shkruan në Facebook se nuk është fshehur vetëm Edi Rama, por edhe Yuri Kim e cila nuk duhet flet për gjithçka, ndërsa për korruptimin e zyrtarit të FBI nga kryeministri shqiptar, ka zgjedhur të bëhet memece. 

"Nuk është fshehur vetëm Rama, por dhe Yuri, që kur s'duhet flet për gjithçka, por kur nga Tirana korruptohet zemra e FBI, bëhet memece..."", shkruan Bushati. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco