Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

'Me gazetarët e SYRIT janë qindra mijë shqiptarë, që urrejnë propagandën komunisto- rilindase të Ramës'

'Me gazetarët e SYRIT janë qindra mijë shqiptarë, që urrejnë propagandën komunisto- rilindase të Ramës'

14:59, 10/12/2022
A+ Aa A-

"Hakerimi i Syri.net, talebanizëm i Ramës, i armikut të betuar të së vërtetës!"

Petrit Vasili, nënkryetari i Partisë së Lirisë, e ka emërtuar si "talebanizëm" nga ana e Kryeministrit Edi Rama, goditjen e faqes së Syri.net në Facebook, e cila ndiqet nga më shumë se 600 mijë ndjekës.

“Hakerimi i faqes në Facebook të Syri.net me mbi 600 mijë ndjekës ka pamundësuar shpërndarjen digjitale të lajmeve në një prej platformave më të mëdha, - shkroi Vasili në Fb. - Talebanizmi i Ramës dhe i tentakulave të tij godet vetëm me një qëllim: pengimin e së vërtetës.

"Rama njeh vetëm gebelsizmin e ERTV dhe çdo media objektive e që thotë të vërtetën, luftohet dhe synohet asgjesimi me çdo mjet i saj. Rama është krimineli i së vërtetës" - përforcoi më tej, deputeti i PL-së për të nënvizuar se  "Syri.net dhe Syri TV kanë qënë media që me sakrifica të panumërta i kanë shërbyer së vërtetës që i dhemb kaq shumë Edi Ramës.

Ky akt talebanesk nuk e asgjeson dot të vërtetën, por vetëm nxjerr më në pah fytyrën e Edi Ramës dhe armiqësinë e tij pa shërim me medien e lirë.

Tek gazetarët e Syrit shkon solidariteti i jashtëzakonshëm i qindra mijëra shqiptarëve, që e duan të vërtetën dhe urrejnë propagandën komunisto-rilindase të Edi Ramës”, nënvizoi në përfundim Petrit Vasili, nënkryetar i PL.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco