Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Hajdari: Më 6 dhjetor të tregojmë realitetin për BE-në! Këtu vota blihet masivisht e askush s'ndëshkohet

21:09, 02/12/2022
A+ Aa A-

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Rudina Hajdari, deklaroi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv se situata në Shqipëri është katastrofë ndërsa përmendi krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

Rudina Hajdari tha se duhet të protestojmë më 6 dhjetor dhe të tregojmë të vërtetën dhe realitetin para liderëve të BE-së që do jenë pjesë e samitit.

"Qytetari i thjeshtë kudo ku ndodhet e ka të pamundur të mbijetojë me rritjen e çmimeve. Nuk duhet të preokupohemi për imazhin e Shqipërisë më datë 6 dhjetor por për qytetarët tanë. Ta bëjmë duke treguar realitetin. S'ka asgjë të keqe të dalësh në protestë.

Të gjithë vendet anëtare të BE i kanë lexuar raportet. Shqipëria s'i ka kapërcyer kushtet e rëndësishme që i ka për korrupsinonin, krimin e organizuar, reforma zgjedhore. Jemi një vend ku vota blihet masivisht dhe s'ka ndëshkueshmëri"-tha Hajdari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco