Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Shameti: Qasjet ndaj Serbisë na diferencojnë nga Kosova, plagët e luftës janë ende të freskëta

19:42, 28/11/2022
A+ Aa A-

Analisti Sokol Shameti komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv takimin mes dy qeverive, Kosovë-Shqipëri në Tiranë. Shameti deklaroi se mes dy qeverive ka divergjenca ndërsa shtoi se qeveria e Kosovës po e detyron atë të Shqipërisë t’i kthehet patriotizmit dhe atdhetarisë.

"Qeveria e re e Kosovës është duke e detyruar qeverinë e Shqipërisë t'i kthehet patriotizmit dhe atdhetarisë dhe Kosovës që është projekti ynë jetik i së ardhmes me një vëmendje tjetër. 

Kosova me qëndrueshmërinë e saj, me qartësinë e ideve po e detyron qeverinë shqiptare që të mendohet dy herë."-tha Shameti.

Shameti tha se distanca mes dy shteteve ka të bëjë me botëkuptimin mbi politikën e qeverisë shqiptare në Tiranë dhe asaj në Prishtinë. Shameti u shpreh se ajo që na diferencon nga Kosova është qasja ndaj Serbisë.

“Shqipëria nuk e ka vuajtur luftën si Kosova. Kosova i ka ende të freskëta. Qeveria në Tiranë ka njëllojë qasje më indulgjente, më anashkaluese ndaj asaj që përfaqëson Serbia. Qasjet e dy qeverive ndaj kësaj që përfaqëson Serbia janë të ndryshme. Kjo na largon."-deklaroi Shameti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco