Kryebashkiaku Bardh Spahia: Shkodra binjakëzohet me Gjakovën, ditë historike për qytetet tona

Kryebashkiaku Bardh Spahia: Shkodra binjakëzohet me Gjakovën, ditë historike për qytetet tona

22:38, 01/10/2022
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka publikuar në rrjete sociale momente nga takimi me kryetarin e Komunës Gjakovë, Ardian Gjini.

Spahia bën me dije se kanë firmosur marrëveshjen e binjakëzimit në fushën social ekonomike, arsimit, turizmit, kulturës dhe sportit.

Spahia shprehet se marrëveshja e firmosur është një mundësi e mirë për të qënë më të përgatitur edhe për sfidat në rrugën tonë drejt integrimit europian.

“E sotmja ishte një ditë historike për dy qytetet tona, Shkodrën dhe Gjakovën. Bashkë me mikun tim, kryetarin e Komunës Gjakovë z.Ardian Gjini firmosëm marrëveshjen e binjakëzimit në fushën social ekonomike, arsimit, turizmit, kulturës dhe sportit.

Në Shkodër dhe Gjakovë ka aq shumë hapësira për të punuar dhe ndërtuar modele për tu marrë shembull në krejt rajonin e më gjërë, sepse rrënjët dhe lidhjet i kemi të forta.

Prandaj jam thellësisht i lumtur që këtë traditë të vyer të bashkëpunimit mes dy qyteteve tona, sot e konkretizuam me një dokument, që është vizioni ynë për t’i dhënë një tjetër hov zhvillimit të marrëdhënieve tona të hershme.

Kjo marrëveshje që firmosëm sot, është një mundësi e mirë për të qënë më të përgatitur edhe për sfidat në rrugën tonë drejt integrimit europian.”-shkruan Spahia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco