Mesazhi: Për fatin e Ervis Martinajt di gjithçka një femër e partisë së krimit

Mesazhi: Për fatin e Ervis Martinajt di gjithçka një femër e partisë së krimit

10:56, 27/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital për çështjen 'Ervis Martinaj'. Qytetari shkruan se para se të zhdukej Ervis Martinaj, ka qenë i strehuar te një femër që punon në Bashkinë e Tiranës.

Berisha shkruan se policia dhe prokuroria e partisë fshehin rolin e femrës së partisë.

Postimi i plotë:

Për fatin e Ervis Martinajt di gjithçka një femër e partisë së krimit!

Policia dhe prokuroria e partisë fshehin rolin e femrës së partisë.

Qytetari dixhital ka pyetje direkte për Edi Ramën dhe rolin e tij në zhdukjen e Ervis Martinit. sb

“Përshëndetje zoti Berisha! Jam kurioz me ditë pse policia e Ramës nuk e nxjerr që dy ditët e fundit para se me u zhduk, Ervis Martinaj ka qenë i strehuar te një femër socialiste që punon te bashkia e Lali Erit, e cila quhet…Policia e di shumë mirë dhe ka marrë dëshminë e kësaj femre, por pse nuk e nxjerrin sepse deri në momentin qe ka takuar shijaksit, ka qenë me këtë femër me vete, e ka derguar kjo nga shtëpia e vet ne Shijak.

Prokuroria ka edhe videot ku shihet Ervis Martinaj duke hyrë në pallatin ku jetonte kjo femër, dhe kanë edhe videot që del nga apartamenti ditën e zhdukjes me këtë femër dhe hipën në makinën e kësaj.

Pse s'e nxjerr policia dhe Edi këtë fakt, dhe videot kur del nga shtëpia e kësaj dy ditët e fundit?

Apo Edvini do të mbrojë gocat e partisë vet dhe mos te zbulojet që e ka eliminuar vetë ai Ervisin”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

emri27/09/2022 13:46

juli dhame?!

Shto koment

Denonco