Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

VIDEO/ Vuçiç: Betohem në bibël dhe në gjak, do të luftojmë për popullin tonë

VIDEO/ Vuçiç: Betohem në bibël dhe në gjak, do të luftojmë për popullin tonë

12:51, 14/08/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka postuar në profilin e tij në Instagram një pjesë të paraqitjes në një emision në TV Prva, në të cilën i premton popullit serb duke u betuar ‘në bibël dhe në gjak’ se do të mbrojë popullin serb, do të udhëheqë në mënyrë të pavarur dhe do t’i ruajë miqësitë tradicionale të Serbisë (me Rusinë).

‘Dua t’u kërkoj njerëzve që ta duan vendin e tyre. Ne do të luftojmë. Ne do të luftojmë për popullin e Serbisë’, thotë Vuçiç në pjesët e shkëputura të videos.

Vuçiç e ka ashpërsuar gjuhën e tij, sidomos pas tensioneve në Veri të Mitrovicës kur Kosova vendosi të zbatojë masën e reciprocitetit për targat dhe për dokumentin për hyrje/dalje të shtetasve serbë në Kosovë, ashtu siç e aplikon Serbia për shtetasit e Kosovës.

Pas katër ditësh, me 18 gusht, Vuçiç do të udhëtojë për në Bruksel ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Është spekuluar shumë se cilat do të jenë temat e këtij takimi, mirëpo nga vetë Bashkimi Evropian nuk është zyrtarizuar akoma gjë sa i përket kësaj pjese, përveç se është thënë që do të dalin me detaje në ditët në vijim.

Duke folur po për këtë takim në Bruksel, ambasadori i Serbisë, Christopher Hill, ka thënë se do të ishte mirë që pjesë e tryezës së bisedimeve të ishte edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku14/08/2022 17:06

Shumë i goditur komenti i Shqiptarit. Do të shtoja që ne shqiptarët nuk betohemi as në Bibël e as në Kuran ( ato janë libra të shenjtë për kldo që beson). Ne shqiptarët të përbashkuar rreth Famurit Kuq e Zi betohemi se nuk lejojmë as edviq e as vuçiq e soj e sorrollop të shkelin trojet tona pa vdekur të tanë. Do ta shihni shumë shpejt fundin e kësaj tradhëtie kombëtare të këtyre antishqiptarëve (asnjëri prej të dyve nuk është origjinë shqiptar).

E vrteta shqeto14/08/2022 15:34

Në bibël betohet kot se është libër me mashtrime fetare dhe përralla primitive shpellarësh inçestuozë. Sa për gjakun, A.Vuçiç është dobiç. Le të bëjë analizën e ADN për atësinë dhe vërtetohet gjithshka. Vuçiç sharlatani.

Shqiptari14/08/2022 13:25

Pavaresisht ndjenjave dhe notave te egra dhe mjaft armiqesore qe Miloshevici i ri dhe Putini i vogel i Ballkanit po i indukton popullit te vet, ndryshe nga sulltan-satrapi dhe narko-mafiozi sorosian antishqiptar i Surrelit, krimineli antishqiptar Edvin Kristaq Rama, Vucic po i ngre lart ndjenjat kombetare te atdhedashurise popullit te vete serb! Vucic po u thote: Ta doni vendin tuaj, Atdheun tuaj, te luftoni dhe ta mbroni vendin tuaj!! Ndersa satrapi kriminel i Surrelit po ben c'eshte mendur, po ben te pamunduren me cfare do lloj mjeti kriminal qe shqiptaret ta urrejne vendin e tyre, ta braktisin vendin e tyre, ta shesin vendin e tyre, dhe ta harrojne fare vendin e tyre. Shqiptaret e ndershem po e braktisin cdo dite vendin e tyre duke ua lene ate ne dore krimit te organizuar, organizatave kriminale dhe krimineleve me te rrezikshem te botes!! Shqiperia po kthehet ne strehen dhe atdheun e krimineleve jo vetem shqiptare por edhe te te gjithe botes se nenedheshme te krimit nderkombetar, duke i bere te gjithe kriminelet e botes qytetare shqiptare me pasaporta shqiptare, Nderkohe qe shqiptaret po kerkojne masisvisht qe te dorezojne shtetesine shqiptare dhe te marrin shtetesi te huaja nepermjet procesit te azilit politik dhe ekonomik neper vendet e tjera te botes!!! Prandaj, ne aspektin e mbrujtjes dhe brumosjes se popullit te vet me ndjenjat kombetare, me ndjenjat patriotike dhe te atdhedashurise, une per VUCIC kam vetem nje respekt dhe nje BRAVO te madhe!!!

Shto koment

Denonco