Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Dine Fratari: Duhen dënuar krimet e Enver Hoxhës

Dine Fratari: Duhen dënuar krimet e Enver Hoxhës

20:55, 10/08/2022
A+ Aa A-

I përndjekuri politik Dine Fratari, duke folur në tryezën për kujtimin e Havzi Nelës dhe të poetëve të vrarë, është shprehur se edhe sot e kësaj dite nuk janë dënuar krimet e Enver Hoxhës.

‘E keqja e Shqipërisë është se ne patëm një përbindësh që na udhëhiqte. Një psikolog amerikan ka thënë se një popull ndryshon me dy breza. Ai qoftëlargu pati në dorë që të kalonte në Shqipëri 4 breza.

Dhe kur iku qoftëlargu la një popull që edhe tani vazhdon të jetë komunist.

Edhe tani e kanë frikë dhe nuk e dënojnë dhe për gjithë krimet që ka bërë. Ne që kemi parë burgjet, regjimin, ka qenë shumë më ndryshe. Enver Hoxha lexonte vetëm Fushenë dhe Himlerin.

Kamp i Tepelenës nuk ke kamp në botë të tillë. Ishte kamp i shfarosjes. Atje fëmijët kanë vdekur ngaqë nuk kanë ngrënë buk. Jo që batanije nuk të jepnin, por edhe ato gjëra që kishin marrë me vete nga shtëpia, ua merrnin.

Ky komb ndryshon kur të dënohet Enver Hoxha’, tha Dine Fratari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco