Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Bedri Blloshmi: Krimet e komunizmit duhet të futen në tekstet shkollore

Bedri Blloshmi: Krimet e komunizmit duhet të futen në tekstet shkollore

20:26, 10/08/2022
A+ Aa A-

Duke folur në tryezën për të kujtuar Haviz Nelën dhe shkrimtarët e vrarë në diktaturë, Bedri Blloshmi, vëllai i Vilson Blloshmit kërkoi që këto krime të komunizmi të futen në librat shkollor.

‘Shumë njerëz janë dënuar me nenin e terrorit. Ne edhe lugën me të cilën hanim supën na e kishin dhënë pa bisht. Të gjithë këta shkrime, të poetëve, duhen futur në tekstet shkollore që të rinjtë të mësojnë se çfarë ka ndodhur në këtë vend.

Secili nga ne duhet të ulërijë për të zbardhur krimet e komunizmit. Janë 4 mijë e ca të vrarë që nuk kanë një varr, ku të shkojnë të qajnë të afërmit e tyre. Ju lutem merreni në dorë këtë, pasi ne jemi lënë pasdore shumë kohë. Ju lutem shumë, mos e leni të shembet ajo kulla jonë në Bërzhestë. Jemi përpjekur për ta bërë shtëpinë muze. Bëjeni atë kullë që të jetë një shenjë e përjetshme’, tha Bedri Blloshmi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco