Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Pollo-gazetarëve: Bojkotoni konferencat e Ramës, derisa të anulohet dëbim-internimi i djeshëm

Pollo-gazetarëve: Bojkotoni konferencat e Ramës, derisa të anulohet dëbim-internimi i djeshëm

23:00, 02/07/2022
A+ Aa A-

Ish-ministri dhe deputeti i PD, Genc Pollo ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për përplasjen më të fundit që kryeministri Edi Rama pati me një gazetar, të cilin e përjashtoi nga konferencat e ardhshme duke e futur në proces riedukimi.

“Nuk mund të ketë paqe me “Dëbim-Internimin” !!”, shkruan Pollo. 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD i bën thirrje shoqatave të gazetarëve dhe organizatave për lirinë e medias që të reagojnë.

Gjithashtu, Pollo këshillon gazetarët të bëjnë grevë ndaj konferencave të kryeministrit, derisa Rama të anulojë dëbim-internimin e djeshëm.

Postimi

"Dëbim-Internimi" qesharak i një gazetari nga Kryeministri nuk mund të kalojë në heshtje nga organizatat e lirisë së medias dhe shoqatat e gazetarëve. 

Gazetari Klevi Muka pyeti rreth një çështjeje me interes publik të lartë e cila është objekt shqyrtimi në Kuvendin e Republikës dhe me gjasë në Gjykatën Kushtetuese. Pyetja e tij nuk synon të shkelë privatësinë apo dinjitetin e ministres; në rrethanat e njohura pyetja synon verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të ministres. 

Në mbrojtje të gazetarit Muka nuk lipset të jetë e vetme opozita si dhe opinioni shoqëror i paartikuluar. Në asnjë vend gjysëm normal në të pesë kontinentet kolegët e një "Klevi Muka" nuk do të pranonin një status quo. Më e pakta në këto raste është një grevë e konferencave të shtypit të Kryeministrit. Ose diçka tjetër më e fortë. Deri sa Rama të anullojë dëbim-internimin e djeshëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco