Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Plagët sociale që u shkaktuan nga qeveria Rama

Peticion online kundër ambasadores Kim/ Ish-ministri: Po, jam dakord!

Peticion online kundër ambasadores Kim/ Ish-ministri: Po, jam dakord!

09:25, 25/04/2022
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpërndarë një peticion kundër ambasadores Yuri Kim, që po bëhet viral në median sociale.

"Po, jam dakord!" shkruan Manjani. Më poshtë teksti i peticionit:

“Ambasadorja Kim, Mjaft është Mjaft!”

Kohët e fundit kemi parë me shqetësim sjelljen jo-diplomatike dhe ndërhyrjet e paprecedenta të Ambasadores të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Yuri Kim në ekuilibrat e brishtë të demokracisë dhe institucioneve shqiptare.

Qëndrimet e Znj. Yuri Kim bien ndesh jo vetëm me statusin e saj diplomatik dhe nenin 41 të Konventës së Vjenës, por kanë cënuar fort aftësinë e vendit për të pasur një opozitë serioze ndaj një qeverie që vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet e veta, e klasifikon thellësisht të korruptuar.

Intimidimi i vazhdueshëm ndaj forcave opozitare, ndërhyrja në procesin e tyre te votimeve te brendshme apo trysnia që i bëhet drejtësisë nga Znj. Kim janë shumë shqetësuese pasi minojnë demokracinë dhe rrezikojnë stabilitetin e vendit.

Në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Amerikano-Shqiptare, shikojmë me trishtim se imazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dëmtuar edhe për shkak të ndërhyrjeve brutale të znj. Kim në çështjet e brendshme të vendit në të cilin gjithsesi ajo është një mysafire.

Demokracia Amerikane që vazhdon të mbetet ëndrra e modeli i shumicës dërrmuese të shqiptarëve të cilët i lidh me SHBA një ndjenjë e thellë mirënjohjeje e partneriteti, na mëson që asnjë qytetar me dinjitet nuk duhet të pranojë këtë lloj trajtimi dhe “diplomacie”!

Përveç të tjerave ky stil “diplomatik” nuk përfaqëson vlerat e demokracisë së SHBA!

Për këtë arsye, i bëjmë thirrje çdo shqiptari të ndershëm brenda dhe jashtë Shqipërisë që mendon se rruga drejt demokracisë nuk kalon nga makinacionet e intrigat por vetëm nëpërmjet votës së lirë dhe verdiktit të shumicës të na bashkohet në reagimin qytetar për dinjitet duke firmosur peticionin: “Ambassador Yuri Kim, Enough is Enough”.

Si qytetarë shqiptarë dhe miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kërkojmë Departamentit Amerikan te Shtetit që përfaqësuesja e SHBA në Shqiperi, Znj. Yuri Kim t'i përmbahet statusit diplomatik dhe të ndalojë menjëherë ndërhyrjet brutale në politikën e brendshme dhe institucionet shqiptare!

Ne kemi bindjen se vetëm një diplomaci korrekte ndihmon demokracinë tonë dhe frenon dëmtimin e mëtejshëm të imazhit  të SHBA-së tek shqiptarët, të cilët sot e kësaj dite e konsiderojnë atë tempullin e lirisë dhe demokracisë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cyd28/04/2022 17:01

https://www.change.org/p/ambasador-kim-enough-is-enough

Niki27/04/2022 15:19

Jam dakord me peticionin,te shpallet non grata menjehere

Muhamet 25/04/2022 21:25

Po. Jam dakort me peticionin.

AlbNationalist25/04/2022 19:33

Po linkun pse nuk e vendosni, ku eshte ky peticion? Eshte ky me poshte? https://chng.it/n5kHttZzwm

Kosta25/04/2022 17:02

OK me peticionin.

Kosta25/04/2022 17:00

OK, me peticionin.....

Lakja25/04/2022 16:19

The zhduket nje ore e me par we leket I ka mar nga kto plerat we the vet plere eshte

Artan 25/04/2022 16:16

Mjaft

Sandro 25/04/2022 16:15

Po jam dakort te zëvendesohet dame pare se politika esaj bashk me qeverinë e Rames zbuan te rinjtë nga Shqiperia me programin e tyre!

Gj25/04/2022 15:18

Dakord!

Skrapari25/04/2022 14:24

Plotesisht DAKORD. Nje ore e me pare te qerohet.

Daj Jaku25/04/2022 13:36

Po, jam dakord. Ta nxjerrim jashtë me shqelma bythëve qelbësirën kineze.

B25/04/2022 12:22

Ku eshte ta firmosim,te dalin edhe vullnetare rrugeve te firmoset. Enough is enough Kim get lost

Beneta Shena25/04/2022 11:56

Po. Jam dakort

Milena25/04/2022 09:42

Jam dakort me peticionin e Z. Manjani. Mjaft Zj. Kim è tejkaluar shume dhe po na demton shume. Kur nuk do te ndimosh, minimumi eshte te mos NDERHYSH.

Right Always25/04/2022 09:33

Po jam dakort me peticionin.Do te sygjeroja shpalljen NONGRATA te saj.

Shto koment

Denonco