Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Skandali/ Drejtorë të Bashkisë Tiranë pastrojnë para me licensa taksie

16:01, 10/05/2024
A+ Aa A-

Sindikata e Transportit Taksive në Tiranë ka zhvilluar një protestë për disa kërkesa ndaj Bashkisë së Tiranës. Në fjalën për mediat Gëzim Karanxha drejtuesi i kësaj sindikate hodhi akuza të forta ndaj Bashkisë së Tiranës dhe drejtorëve të saj. Ai tha se një pjesë e kompanive të shërbimit taksi janë në pronësi të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Këto kompani sipas tij, pastrojnë paratë dhe kanë dëmtuar konkurrencën.

SYRI TV

Sindikata e Transportit Taksi në qytetin e Tiranës ka zhvilluar një protestë këtë të premte, për disa kërkesa drejtuar Bashkisë së Tiranës.

Kryetari i Sindikatës, Gëzim Karanxha tha se megjithë disa kërkesave drejtuar Bashkisë së Tiranës ato janë hasur me mospërfillje.

Karanxha tha se një pjesë e kompanive të taksive në Tiranës, i përkasin drejtorëve të Bashkisë së Tiranës dhe sipas tij, këto kompani po pastrojnë paratë.

Kjo situatë sipas kreut të Sindikatës së Transportit Taksi ka sjellë prishje të konkurrencës dhe vështirësi të operatorëve të tjerë të këtij shërbimi. 

Gëzim Karanxha u shpreh i vendosur për të vijuar dhe protesta të tjera, megjithëse tha ka presione nga Bashkia e Tiranës mbi kompani të ndryshme taksish për të mos u bërë pjesë e protestës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco