VIDEO/ Berisha: Ne do mund të fitojmë vetëm kur t’i quajmë armiq Edi Ramën dhe qeveritarët e tij! Nuk ka pushtim që ikën pa përballje

20:31, 20/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, deklaroi se, opozita do të fitojë kur të quajë Edi Ramën dhe qeveritarët si armiq.

‘Nuk ka pushtim që ikën pa përballje’, theksoi Berisha në fjalën e tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestarëve dhe qëndrestareve, misionarëve të vërtetë të një kauzë të madhe të çdo shqiptari dhe të kombit në tërësi.

Të dashur miq, çdo ditë regjimi i bazuar në vjedhjen, drogën dhe krimin del para shqiptarëve dhe botës më i shëmtuar.

Çdo ditë bëhet më i egër, çdo ditë është një ditë jo e mirë për qytetarët e këtij vendi.

Është një ditë në të cilën ata poshtërohen edhe më shumë.

Ata vidhen edhe më shumë.

Ata mjerohen edhe më shumë.

Miqtë e mi, sot çdo shqiptar duhet të shtrojë pyetjen vetes: a duhet të shpëtojmë nga ky regjim? A duhet të dalim nga kthetrat e kësaj diktature? Apo duhet të qëndrojmë skllevër të propagandës trulluese të tij? Të varfërisë në rritje që sjell?

Unë besoj se çdo njeri i civilizuar ka vetëm një përgjigje: o sot o kurrë, nuk duhet të durojmë më.

Por miqtë e mi, ka një problem në themel tek ne, sepse në qoftë se Edi Rama, qeveritarët e tij qëndrorë, vendorë, zyrtarët e tij na shohin ne si qenie për t’u poshtëruar, për t’u vjedhur, për t’u shfrytëzuar, për t’u varfëruar, ne do mund të fitojmë vetëm kur t’i quajmë ata armiq, armiq, armiq, armiq.

Kur ne në të gjithë qenien tonë, në të gjithë ndërgjegjen tonë do t’i quajmë këta pushtues armiqtë tanë, që po shkatërrojnë qenien shqiptare sa asnjë pushtues tjetër në histori.

Kur ne t’i themi armikut armik, sigurisht që do ketë qytetarë që do tremben, do ketë të tjerë që do druhen.

Por do ketë djem dhe vajza nënash që do i tregojnë armikut atë që meriton.

Do ketë shqiptarë të vendosur për sakrifica.

Do ketë qytetarë që do ngrihen në lartësitë e idealeve të tyre.

Miqtë e mi, nuk ka pushtim që ikën pa përballje.

Nuk ka pushtues që përmbyset pa sakrifica.

Nuk ka të keqe që largohet pa u përballur dhëmb për dhëmb dhe pa e shkulur nga rrënjët atë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco