Blushi: Të ngrihemi për të shpëtuar Tiranën nga kthetrat e krimit të organizuar!

Blushi: Të ngrihemi për të shpëtuar Tiranën nga kthetrat e krimit të organizuar!

09:53, 07/05/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen të gjithë në protestën para bashkisë ditën e sotme ne orën 11.00.

Mesazhi:

Sot, të gjithë, në ora 11:00 përpara Bashkisë së Tiranës!

Të ngrihemi për të shpëtuar Tiranën nga kthetrat e krimit të organizuar!

Për t'i dhënë fund vjedhjes së taksave me inceneratorin që nuk ekziston dhe me organizatën kriminale 5D!

Për t'i dhënë fund shembjes dhe rrëmbimit të pronave të ligjshme të qytetarëve!

Për t'i dhënë fund krimeve ndaj trashëgimisë historike dhe kulturore të Tiranës!

Për t'i dhënë fund shkatërrimit të gjelbërimit dhe çdo hapësire publike për llogari të mafies së betonit!

Pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës dhe kreun e organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj duhet ta nxjerrim nga zyra që ka marë peng me paratë e korrupsionit të tij!

Ky regjim i kalbur duhet shkulur nga rrënjët një orë e më parë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco