Demaskimi i Drejtësisë së RE!

Demaskimi i Drejtësisë së RE!

13:51, 10/05/2024
A+ Aa A-

Nga Julian Hoxhaj

Sot ka dy zhvillime të rëndësishme për Drejtësinë e Re! Jamarbër Malltezi, publikoi dy dokumente, që tregojnë se Këshilli i Lartë Gjyqësor dyshohet se ka gënjyer rëndë Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Në një dokument të datës 1 dhjetor 2023, KLGJ pranon se ka dosjen e Irena Gjokës dhe vendimin e shkarkimit të saj nga detyra e gjyqtares në Gjykatën e Fierit në vitin 1996. Sipas shkresës, ku i kthehet përgjigje avokatit Sokol Mëngjesi, KLGJ pranon gjithashtu se Irena Gjoka është shkarkuar për paaftësi nga detyra. Në shkresën e dytë, e cila është fiks tre javë pas shkresës së parë, në datën 21 dhjetor 2023, KLGJ mohon atë që ka thënë tre javë më parë. Këtë herë, në përgjigje të deputetëve të Kuvendit, KLGJ thotë se “nuk ka të dhëna për Irena Gjokën” për periudhën 1 janar deri në korrik 1996”. Aspektin Juridik le ta gjykojnë specialistët, por në pamje të parë, ky duket se është një mashtrim jo vetëm i turpshëm, por shumë i rëndë që një institucion kushtetues i Drejtësisë së Re si KLGJ i bën autoritetit që e ka zgjedhur, Kuvendit të Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por këto shkresa, demaskojnë dhe nxjerrin zbuluar gjithë selitë diplomatike në Tiranë, që kanë investuar e investojnë gjithçka, nga paratë, te logjistika e deri te orientimi propagandistik për Drejtësinë e Re.

Akti i dytë i rëndësishëm sot, është rikthimi në detyrë i Antoneta Sevdarit. Ish-magjistratja, rikthehet si Prokurore e Tiranës, pasi fitoi betejën e saj me “Drejtësinë e Re”, në Drejtësinë Europiane. Fitorja personale e Antoneta Sevdarit, në fakt është “tritoli themeleve” për drejtësinë e Re, e cila mes zullumit, në emër të pastrimit, shkarkoi përdhunshëm dhjetëra magjistratë nga detyra. Sot jemi në kushtet kur gjithë sistemi i ngritur, propaganda që e ka mbrojtur, ushqyer dhe vijon ta mbajë në këmbë, kanë rënë! Shqiptarët, ata që ende kanë mend të lexojnë e kuptojnë, të dëgjojnë e artikulojnë, e kuptojnë shumë mirë, se Drejtësia e Re mund të jetë gjithçka, por vetëm DREJTËSI nuk është! Nuk po ndalem këtu më tek faktet për Irena Gjokën, që janë aq ulëritëse, sa nuk di sesa turp mbartin mbi vete ata që i kanë dalë në mbrojtje, përfshi këtu edhe ndërkombëtarët. E shkarkuar nga detyra, e dëbuar nga Greqia, Irena Gjoka jo vetëm që kaloi Vetingun, por sot është marioneta e qeverisë kundër opozitës, rastësisht dhe çuditërisht, në çdo proces të mundshëm kundër opozitës është ajo! Nëse ka një kauzë sot, që opozita duhet ta ndërtojë dhe promovojë, është demaskimi i sistemit të drejtësisë, tashmë jo vetëm i kapur nga qeveria, por më keq se kaq, frikshëm në dëm të intersave kombëtare të  shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco