Xhaferri: Gara për Rektor të UT, Artan Hoxha si Skënder Gjunushi, vendos të sfidojë  veten!

Xhaferri: Gara për Rektor të UT, Artan Hoxha si Skënder Gjunushi, vendos të sfidojë veten!

17:10, 20/05/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri është shprehur për garën në UT nga Artan Hoxha si gara e Skënder Gjinushit i cili vendosi të sfidojë veten

Njoftimi:

Një raport i bërë publik nga “QS Renditja e Universiteteve në Botë” një muaj më parë vlerësonte se Universiteti i Tiranës renditet i  677 në botë nga lista me 688 universitete që ishin bërë pjesë e studimit.

Universiteti i Tiranës, institucioni më i rëndësishëm arsimor në vend, renditej i fundit në rajon, teksa prej një dekade  ky Universitet është kthyer në një sipërmarrje private që mbahet me taksat tona dhe ku nepotizmi ka vrarë meritokracinë.

Pavarësisht këtij rezultati dhe faktit që mbi 90% e fondeve financiare  të këtij Universiteti shkojnë për koktej, mobilim zyrash dhe sigurinë e objekteve, Rektori Artan Hoxha, do garojë për një mandat të dytë në krye të UT.

Artan Hoxha po ndjek shembullin e idhullit të tij, Skënder Gjinushit të Akademisë së Shkencave që e ka kthyer institucionin në një çerdhe pensionistësh patronazhistë.

Kërkimi shkencor është një mollë e ndaluar për këtë Universitet, teksa dera është e mbyllur për pedagogët që kanë mbaruar studimet në universitetet elitarë ne Evropë, pasi kuotat e tyre plotësohen nga patronazhistët e partisë dhe nga të deleguarit e krimit që dikur intereferonin dhe në garën për Rektor.

Fakti që këtë vit akademik u regjistruan vetëm 27 studentë në degët e Shkencave Ekzakte, veç shpopullimit tregon edhe degradimin e sistemit tonë arsimor, degradim nga i cili nuk ka imunitet as Universiteti I Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco