Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

VIDEO/ Berisha: Beleri refuzoi të kandidojë për Edi Ramën, nuk pranoi të bënte pis duart e tij për mafien e tij

VIDEO/ Berisha: Beleri refuzoi të kandidojë për Edi Ramën, nuk pranoi të bënte pis duart e tij për mafien e tij

20:52, 12/06/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar ftesën e Edi Ramës për Fredi Belerin që të kandidonte për të në zgjedhjet në Shqipëri dhe refuzimin e këtij të fundit.

‘Beleri refuzoi në Shqipëri dhe në Athinë të kandidojë për Edi Ramën, nuk pranoi të bënte pis duart e tij për mafien e Ramës’, u shpreh Berisha në tubimin qytetar që zhvillohet përnatë te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Së fundmi miqtë e mi dua t’u informoj edhe për një fakt që doli këto ditë.

Ky hajdut që nuk ka as flamur dhe as atdhe, dhe që përdorte dhunimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriu, përdorte shkelmimin e Kushtetutës për interesa mafioze në Himarë, ta dinë shqiptarët se Fredi Beleri refuzoi në Shqipëri dhe në Athinë të kandidojë për Edi Ramën.

Se je hajdut, i tha.

Fredi Beleri nuk pranoi sepse e kuptoi që Edi Rama e dinte, nuk kishte qëllim tjetër veçse të grabiste tokat e Himarës me duart e Fredi Belerit.

Por Beleri nuk mund t’i bënte pis duart e tij për mafien e Edi Ramës.

Tani u them unë ju që dolët nëpër studio me muaj të tërë. Dilni dhe kërkojini falje shqiptarëve, dilni kërkojini falje Belerit.

Sepse mbrojtet një brigand që nuk ka asnjë normë, asnjë moral, asnjë parim.

Dhe pasi Beleri refuzoi të bëhej kandidat i një hajduti, shkeli çdo ligj, çdo Kushtetutë, çdo parim, çdo standard.

Kjo është e vërteta.

Ky është përçudnimi i njeriut që duhet Edi Rama.

Edhe njëherë u ftoj ditën e premte në ora 11:00, në betejë për fitore, në mosbindje civile.

Zemërimi, zemërimi, zemërimi është arma jonë.

Mosbindja civile!

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco