Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

VIDEO/ Berisha: Në qoftë se duam të rrëzojmë Edi Ramën, urdhëroni të bashkohemi! Përndryshe, ai ndihmohet

20:40, 12/06/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha nuk ka ndalur së bëri thirrje kryetarëve të partive opozitare se për të qënë të tillë duhet të jenë të bashkuar dhe të jenë në betejë.

‘Në qoftë se duam të rrëzojmë Edi Ramën, urdhëroni të bashkohemi! Përndryshe në një mënyrë ose në tjetër, ai ndihmohet’, theksoi Berisha në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Ndaj dhe të nderuar kryetarë të partive opozitare, për të qenë të tillë sot, duhet të jemi të bashkuar, duhet të jemi në betejë.

Në qoftë se duam të rrëzojmë Edi Ramën, urdhëroni!

Përndryshe në një mënyrë ose në tjetër, ai ndihmohet.

Unë u dëgjoj me respekt tek flisni për zgjedhjet.

Tek shpallni me të drejtë ambiciet elektorale.

Por në qoftë se ju besoni se mund të numërohen votat, mashtroni veten dhe zgjedhësit.

Hajde të rrëzojmë Edi Ramën, të bëjmë zgjedhje të lira.

Beteja vendimtare është përpara.

Ndaj dhe përsëri ftesa ime është të bashkohemi. Të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe, e cila me shpopullimin që i bën, nuk është regjistruar kurrë në histori.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco