Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Si do shkohet në zgjedhjet e 2025?

Bashkimi i PD/ Argita Malltezi: Procesi ka filluar me vrull që dje! Deputetët të gjejnë rrugën e kthimit në shtëpi

Bashkimi i PD/ Argita Malltezi: Procesi ka filluar me vrull që dje! Deputetët të gjejnë rrugën e kthimit në shtëpi

21:03, 12/06/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi, ka deklaruar se procesi i bashkimit të demokratëve ka filluar vrullshëm që prej ditës së djeshme, kur u dha edhe vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila riktheu vulën dhe logon në Partinë Demokratike.

E ftuar në emisionin ‘ngA Kalaja’ me moderatorin Aulon Kalaja, Malltezi i bëri thirrje deputetëve të cilët nuk janë bashkuar akoma me grupin parlamentar, që të gjejnë rrugën e kthimit në shtëpi.

‘Drejtues të degëve kanë shprehur dëshirën për tu rikthyer. Ky është një proces që po ndodh sipas mekanizmave statutorë dhe ka për të vazhduar’, u shpreh Malltezi.

Malltezi: Deputetët që kanë ngelur te fraksioni i ‘vulës’ siç i ka ngelur, të gjejnë rrugën e kthimit në shtëpi, e kanë të hapur derën. Është një proces që ka fillur që ditën e djeshme dhe ka qënë shumë e vrullshme. Drejtues të degëve kanë shprehur dëshirën për tu rikthyer. Ky është një proces që po ndodh sipas mekanizmave statutorë dhe ka për të vazhduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco