Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Si do shkohet në zgjedhjet e 2025?

VIDEO-Protesta e të premtes/ Berisha: Veliaj si pengmarrës, ka nisur të thotë se vëllai i tij ka paguar ekspozitat e Ramës

VIDEO-Protesta e të premtes/ Berisha: Veliaj si pengmarrës, ka nisur të thotë se vëllai i tij ka paguar ekspozitat e Ramës

20:44, 12/06/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal edhe te protesta e opozitës që do të zhvillohet ditën e premte para Bashkisë Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas publikimit të skandalit me dosjen 5D dhe inceneratorin fantazëm.

‘E premtja është një ditë shumë e veçantë, është dita e betejës kundër hajdutit më të shpërfytyruar të kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Velisë’, bëri thirrje Berisha.

Gjithashtu Berisha e akuzoi Veliajn se ka filluar të sillet si pengmarrës, pasi ka nisur të thotë se vëllai i tij ka paguar ekspozitat e Ramës.

Berisha: Të dashur miq, e premtja është një ditë shumë e veçantë, është dita e betejës kundër hajdutit më të shpërfytyruar të kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Velisë.

Miqtë e mi, çdo orë që ai qëndron në atë ndërtesë, është fyerje e tmerrshme për kryeqytetin.

Është poshtërim për shqiptarët.

Çdo aluzion tek mercenarë si Dumani është vetëmashtrim, vetëmashtrim, vetëmashtrim.

A e dini se çfarë thotë tani, çfarë përhap poshtë e përpjetë Erion Veliaj? Ua them unë.

Ai thotë se vërtet vëllai im është gjetur me para, pareli i madh. por me ato para, thotë ai, ka paguar ekspozitat e zhgarravinave të Edi Ramës.

Me ato para, thotë Erion Veliaj, ka paguar shkollimin e fëmijëve të Belinda Ballukut.

Shikoni pra çfarë pengmarrësi, po më prekët mua, keni prekur Ramën. Po më prekët mua, keni prekur Ballukun.

A janë të vërteta këto? Ai që i thotë, ku ka tym, nuk është pa zjarr.

Por problemi është se askush nuk e pret nga Dumani zgjidhjen. Çdo shqiptar e pret nga qytetarët e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco