Sula: Bashkia e Tiranës, llogorja e paligjshmërisë

Sula: Bashkia e Tiranës, llogorja e paligjshmërisë

19:29, 20/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar pas skandalit të radhës në bashkinë e Tiranës ku u vendos në dispozicion godina e institucionit dy individëve të të njëjtës gjini që të lidhin kurorë.

Sula ka theksuar se dënoj arrogancën dhe kurajon e drejtuesit të bashkisë që fillimisht i dha akses për një paligjshmëri dhe zhvillimit të një rituali fetar nga ku është distacuar edhe Kisha Katolike.

Postimi:

Bashkia e Tiranës, llogorja e paligjshmërisë.

Dosjet e SPAK kanë vërtetuar se paligjshmëria, është anormaliteti më normal në Bashkinë e Tiranës. Tashmë që SPAK ka çuar disa njerëz prapa hekurave nga Bashkia, ky institucion ka nisur të publikojë paligjshmërinë.

Çfarë ka ndodhur?

Ligjet shqiptare nuk lejojnë martesat në të njëjtën gjini. Por ky fakt nuk pengon Bashkinë e Tiranës që ti vendosë në dispozicion godinën e institucionit dy individëve të të njëjtës gjini që të lidhin kurorë. Nuk po marr në analizë vendimin e dy individëve.

Dua të denoj arrogancën dhe kuroajon e drejtuesit të bashkisë që fillimisht i dha akses për një paligjshmëri dhe zhvillimit të një rituali fetar nga ku është distacuar edhe Kisha Katolike.

Zëdhënës i Kishës Katolike në Shqipëri Dom Mark Pashkja ka reaguar duke u distancuar dhe thotë se personi që shfaqet si klerik nuk është pjesë e Kishës Katolike.

Pra, Kryetari i Bashkisë së Tiranës përveçse ka lejuar një ceremoni që nuk lejohet sipas ligjeve shqiptare dhe pavarësish nga qëndrimet tona nëse jemi pro apo kundër martesave të të njëjtës gjini, ligjet e vendit nuk e lejojnë një gjë të tillë. Dhe skandali i dytë është nga Bashkia e Tiranës një person I veshur si klerik i Kishës Katolike, kryen një akt që besimi i tyre nuk e pranonë.

Kaq të madh duhet ta ketë hallin kryebahskiaku saqë arrin deri në të tilla marrëziarash për të hequr vëmendjen nga çështja e SPAK.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco