Gjinaj: Politikanët ndihmojnë kriminelët dhe anasjelltas, vendstrehim kanë Dubain

Gjinaj: Politikanët ndihmojnë kriminelët dhe anasjelltas, vendstrehim kanë Dubain

19:07, 20/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari Fatjon Gjinaj i ftuar në Task Force me Sonila Meçon në Syri TV tregoi në rend kronologjik sesi krimi lidhet me politikën, dhe interesat që i bëjnë ato bashkë.

Gjinaj tha se nga aktiviteti i paligjshëm i lojërave gjenerojnë miliona euro, dhe ekzekutori i tyre e merr firmën nga bandat dhe politikanët.

“Bandat kriminale flasin për një ish-deputet që thonë se na ka nderuar, na ka dhënë një ndihmë të madhe, një informacion apo një insistim për të kryer një ngjarje kriminale që ishte e rëndë në Shkodër. Nuk kishte element për ta provuar këtë. Bëhet fjalë për Arben Ndokën. Prej më shumë se një viti ai ndohet në Dubai, në një vend ku mungojnë marrëveshjet e ekstradimit.

Nga aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit prodhohen miliona euro.  Këto para shkojnë, një pjesë tek ai që luan rolin e ekzekutorit, një pjesë shkon tek dikush tjetër dhe pjesa më e majme shkon tek ai që të vendos firmën dhe të shpall investitor strategjik” tha Gjinaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco