VIDEO/ Çollaku: Sfidë publike për kryeministrin e vendit, ministrat, kryetarin e GJL, a kanë përdorur SKY ECC

18:36, 20/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Forcë në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të hedhur dritë për operacionin e SPAK ndaj krimit të organizuar ishte gazetari, Basir Çollaku.

Çollaku është shprehur se këta shtatë grupe kriminale kanë pasur takim me drejtuesit e qarqeve të PS dhe me to kontaktonte drejtuesi i grupit.

"Unë kam bërë një sfidë që po  lë të hapur për kryeministrin e vendit, ministrin e brendshëm, ministrin e drejtësisë dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë a kanë përdorur ndonjëherë telefona të dekriptuar. Kësaj do ti shtoj dhe udhëtimin me carter të pesë zyrtarëve shumë të rëndësishëm të këtij vendi në Aruba me Artur Shehun.

Këta shtatë grupe kriminale kanë pasur takim me drejtuesit e qarqeve të PS dhe me to kontaktonte drejtuesi i grupit. 3 milionë euro të sekuestruar janë vetëm xhiro ditore. Durrësi është magazina e hyrjeve të sendeve të paligjshme dhe ligjshme në Shqipëri dhe ka  1 vit e gjysmë që nuk dëgjoj për sekuestrime të kokainës, ndërsa ministrja gjermane thotë se trafikantët kryesor të kokainës në Gjermani janë nga Shqipëria.

Kur ti ke identifikuar oficerë të lartë të policisë se janë të inkriminuar përse zhvillon operacione nënë dirigjimin e tyre. Kriminelët e kanë parë operacionin nga Dubai në televizion. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco