‘Mbyllen mijëra biznese të profesionistëve të lirë’, Bardhi: Shqipëria ti jap fund modelit të Ramës

‘Mbyllen mijëra biznese të profesionistëve të lirë’, Bardhi: Shqipëria ti jap fund modelit të Ramës

18:33, 20/05/2024
A+ Aa A-

 

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me mbylljen bizneseve të profesioneve të lira, pas vendosjes së taksës nga qeveria Rama.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Shqipëria duhet ti jap fund modelit qeverisës të Edi Ramës, që diskriminon e shtyp më të pamundurin, dhe favorizon më të fortin. Qytetarët dhe bizneset kanë nevojë për një Qeveri që punon dhe kujdeset për to, që i lehtëson vështirësitë dhe i mbështet të rrisin e zhvillojnë ekonominë e tyre.

Ashtu sikurse Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paralajmëroi kohën e miratimit të ligjit të ri, hyrja në fuqi e taksimit progresiv të profesionistëve të lirë, që arrinë deri në 23 %, ka detyruar mijëra prej tyre të mbyllin aktivitetin. Sipas QKB-së, 35% e tyre janë mbyllur zyrtarisht, ndërkohë që mijëra kërkesa të reja janë nën përpunim ende.

Mbyllja e biznesit nga mijëra profesionistë të lirë është dramë e familjeve të tyre, por është edhe e dëmshme për shoqërinë dhe shtetin shqiptar. Është e pafalshme që për shkak të diskriminimit të Qeverisë së Edi Ramës, mijëra familje të humbin të vetmen mundësi punësimi dhe të ardhurash për familjet e tyre.

Ndërkohë që Edi Rama premtoi për to taksa zero, realiteti paraqitet krejt ndryshe. Taksat janë ulur vetëm për klientët e qeverisë, oligarkët e miqtë e Edi Ramës, që operojnë në një regjim të lehtësuar dhe favorizues, ndërkohë që për bizneset më në nevojë, shtyhen të mbyllen apo të punojnë në kushtet e mbijetesës, si pasojë e rritjes së barrës fiskale.  

Zgjidhja është: Shqipëria duhet të ndryshojë model qeverisës, të largojë Edi Ramën dhe modelin e tij të korruptuar që favorizon vetëm oligarkët dhe klientët e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco