VIDEO/ Teliti: Kutia e Pandorës është hapur, SPAK të vërë para drejtësisë autorët e vjedhjes në bashkinë e Tiranës

16:46, 20/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin, Edvin Parruca për të diskutuar mbo skemën gjigande të vjedhjes nga drejtorët e bashkisë së Tiranës me bekimin e Veliajt ishte anëtari i këshillit bashkiak, Dorian Teliti.

Teliti është shprehur se tani të gjitha faktet e vjedhjes kanë dalë në dritë dhe SPAK duhet vetëm të ndjekë hapat për të çuar përpara drejtësisë autorët e këtij krimi.

Hapat e SPAK janë të domosdoshme dhe ‘Kutia re Pandorës’ është hupur. [publiku nuk ka dyshime se drejtorët janë kapur duke vjedhur para nëpërmjet firmave të krijuar nga vetë ata duke vjedhur tenderat dhe taksat e qytetarëve.

Të paktën 30 milionë euro janë gllabëruar nga drejtorët nëpërmjet skemës së grabitjes së ndërtuar nga ato. Ne kem zhvilluar 7 protesta dhe nesër kemi protestën e radhës përpara bashkisë së Tiranës për këtë skandal.

Çdo njeri mund të gabojë por jo të gabojë 29 herë siç është rasti i 5D të toleruar nga kryetari i bashkisë nuk mendoj se është e paqëllimshme. Ne i kemi bërë thirrje prokurorisë që të hetojë këtë skandal dhe të zbulohen autorët e kësaj vjedhje.

Ne besojmë se edhe kryetari i bashkisë është i involvuar të paktën në dijeni mbi këtë skemë korruptive, ai është drejtuesi i autoritetit kontraktor dhe nënpunës si autorizues financiar i këtij institucioni. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco