VIDEO/ Kalaja: Reforma në drejtësi ka dështuar, mazhoranca e kapi për interesat e saj politike

16:44, 10/05/2024
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për situatën në sistemin e drejtësisë ishte avokatja, Adriana Kalaja.

Kalaja është shprehur se sistemi i drejtësisë ka dështuar që të përmbushë atë për të cilën u krijua pasi u kap nga mazhoranca për qëllimet e saj politike.

"Unë bëj pjesë në ato njerëz që në vitin 2016 e kam ngritur fort zërin në lidhje me këtë reformë, koha më dha të drejtë mua dhe grupit që e ngriti këtë problem që kjo reformë nuk zgjidhte problemet e drejtësisë por ishte mekanizëm për ti shërbyer mazhorancës.

Fokusi kryesor i saj ishte për ta mbajtur si një armë në dorë kundër opozitës ku rasti i liderit të opozitës është rasti më i pastër për të parë si përdoret reforma në drejtësi. Distancohem nga deklaratat e turpshme që bëhen nga ambasadorët pasi janë ata të parët që kanë abuzuar me sistemin e drejtësisë.

Ajo që ndodh brenda seancave gjyqësore dhe vetë ndryshimit të ligjit, nëse shikojmë vetëm ndryshimet në kodin e procedurës penale i është hequr aksesi në të akuzuari dhe të dënuari për mënyrën që ai të jetë pjesë e një procesi ku i padituri ka dyshime se janë shkelur të drejtat e tij.

Sot në ditën e drejtësisë është mesë e qartë si me dy provat ë dolën nga njëra anë u shkarkua një prokurore model e sistemit të drejtësisë ku sot mori të drejtën e saj më në fund falë ndihmës së Gjykatës së Starsburgut dhe nga ana tjetër është bërë pjesë e sistemi një gjyqtare e korruptuar që ka shkelur ligjin dhe që ka marrë përsipër të behët pjesë e një loje për të shkatërruar opozitën si Irena Gjoka."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco