Rama nxjerr numrin dy të PS për t'i qartësuar Xhafajt me shokë që mos guxojnë t'i dalin në mbrojtje Veliajt

Rama nxjerr numrin dy të PS për t'i qartësuar Xhafajt me shokë që mos guxojnë t'i dalin në mbrojtje Veliajt

14:26, 10/05/2024
A+ Aa A-

Ndërsa Fatmir Xhafaj, Etilda Gjonaj dhe Petro Koçi i dolën në mbrojtje vjedhjeve të drejtorëve të Erion Veliajt ditën e djeshme nga foltorja e Parlamentit, edhe pse Rama u la porosi që të distancohen gjatë fjalës së tij dy orëshë me ta, duket se ka detyruar kreun e Rilindjes të nxjerrë Blendi Klosin për të mohuar se PS ka marrë në mbrojtje Veliajn dhe t’u tregojë vendin deputetëve që i dalin në mbrojtje.

Lexo edhe: Veliaj i përçan Ramës Grupin Parlamentar, rreshtohen deputetët e parë në mbrojtje të korrupsionit në bashkinë e Tiranës

Lufta e nervave brenda Rilindjes me Ramës dhe Veliajt vijon në të gjitha nivelet. Pasi doli në një monolog të gjatë dy orësh me Grupin Parlamentar dhe ministrat, ku tregoi se njerëz që pinë gjakun e Partisë, vjedhin në emër të saj nëpër bashki, duke nënkuptuar drejtpërdrejt Veliajn, nuk do të mbrohen, rezultoi të mos prodhonte rezultatin që kishte menduar kryeministri, rreshtimin në bllok kundër Lalit.

Xhafaj, Gjonaj, Petro etj nuk iu bindën Ramës, dhe kjo tregon se beteja me Veliaj nuk do të jetë për të.

Blendi Klosi në daljen një konferencë të pazakontë për gazetarët ka folë nga cilësia e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste për të përcjellë sërish mesazhe për deputetë që kanë lëviz nga vija e partisë dhe dolën në mbrojtje të Veliaj.

Klosi ka komentuar me gazetarët Refomën në Drejtësi, për të cilën Rama thotë shpesh që e kam bërë unë, gjë të cilën u kujdes që ta specifikojë, duke nënkuptuar se Veliaj duhet të përgjigjet para drejtësisë duke mos pranur të komentojë. Madje Klosi nënvizoi edhe porositë që Rama la në fjalimin e tij të fundit dy orëshe me deputetët.

 “Sa i përket drejtësisë, kushdo që është kërkuar të japë informacion para drejtësisë, nuk ka pasur kurrë pengesë nga PS dhe Rama. Ky është realizim i premtimit për një drejtësi të pavarur. Nuk kemi koment sa i përket raportit me drejtësinë. Tirana është qarku më i rëndësishëm në garën e ardhshme elektorale. Jemi duke u përgatitur për 2025. PS është e orientuar për fitoren e mandatit të katërt, ndaj po punojmë në të gjithë Shqipërinë. Përpjekja jonë është që në Tiranë të triumfojnë sërish siç triumfuam vetëm një vit më parë”, -ka thënë Klosi.

Por siç vihet re Blendi Klosi ka folë edhe për PS e Tiranës, ku drejtues politik është Veliaj, por nuk e ka përmendur në asnjë rast atë, por ka thënë se PS-ja dhe Rama kanë punuar dhe kanë arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e shkuara. Zgjedhje në të cilat banda “5D” që ka përlarë miliona euro taksa të qytetarëve ishte shtabi elektoral i Erion Veliajt.

Teksa u pyet se sa mandate mund të merrte PS nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, Klosi u përgjigj duke iu referuar zgjedhjeve bashkiake se; “Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, apo të dielën, ne kemi një sondazh të vjetshëm, ku fituam 56 bashki nga 61. Një vit më parë, sot jemi një 1 vit nga fitorja e 14 majit, ku puna e PS dhe e Ramës dha një rezultat të jashtëzakonshëm. Do të jetë fitore më shumë se rezultati numerik. Nuk dyshoj se do të ketë më shumë se në zgjedhjet e fundit.”, tha ai.

Është qartësisht e dukshme që Rama ka nxjerrë Blendi Klosin, numrin dy të PS, të flasë edhe për qarkun ku drejtues politik është Veliaj, pa e përmendur fare, duke nënkuptuar kështu ndonjë lëvizje të mundshme të Lalit edhe nga funksionet partiake që mban ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco