Veliaj i përçan Ramës Grupin Parlamentar, rreshtohen deputetët e parë në mbrojtje të korrupsionit në bashkinë  e Tiranës

Veliaj i përçan Ramës Grupin Parlamentar, rreshtohen deputetët e parë në mbrojtje të korrupsionit në bashkinë e Tiranës

17:56, 09/05/2024
A+ Aa A-

Lufta Rama – Veliaj brenda kampit të Rilindjes bëhet fakt.

Pas skandaleve korruptive në bashkinë e Tiranës, sidomos pas aferës korrutive miliona euroshe të drejtorëve kryesorë të Veliajt, kreu i Rilindjes, Edi Rama ka lëvizur në mënyrë të kujdesshme, me gjeste publike tërhiq – lësho Lalin e tij.

Në fillim ai mbështeti me pikë e me presje Erion Veliaj pas daljes së tij në një monolog nga zyra e bashkisë ku hoqi paralele mes bashkëpunëtorëve të korruptuar të Ramës dhe ata të tijët në bashki.

Kjo u pa si mbështetje nga halli e Ramës për Veliajn. Por ditë më vonë lëvizjet e kryeministrit treguan se po ndërmerrte një ofensivë tepër të kujdesshme kundër Veliaj.

Të kujdesshme pasi Rama nuk ishte i sigurtë se sa kompakt i ka rilindasit e tjerë në rast të një lëshimi të mundshëm të kryebashkiakut.

Nëse me të tjerë ish-bashkëpunëtorë Rama nuk është menduar dy herë, si me Tahirin, Ahmetajn, Kokën etj, me Veliajn situata është më ndryshe, sepse Lali ka akumuluar shumë fuqi ekonomike dhe ka punuar për të ngritur një parti paralele brenda Rilindjes.

Për këtë Edi Rama mblodhi deputetët dhe ministrat dhe mbajti dy orë fjalim për t’u thënë se Erion Veliaj është i korruptuar dhe se askënd mos ta gënjejë mendja t’i dalë në mbrojtje.

Mirëpo vetëm një ditë pas fjalës dy orëshe të Ramës, Fatmir Xhafaj, i njohur për lidhjen e ngushtë me Veliajn i doli publikisht në mbrojte nga foltorja e Parlëmentit vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

Duke shfrytëzuar një marrëveshje me qeverinë gjermane për transportin e gjelbër, gjë që e tejkalon bashkinë Tiranë, Fatmir Xhafaj, Petro Koçi, Etilda Gjonaj shfrytëzuan këtë projektligj për të mbrojtur me pathos Erion Veliajn dhe për t’i thënë Edi Ramës se me kë janë.

Fatmir Xhafaj doli deputet në Tiranë falë mbështetjes së Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij, ndër ta edhe dhëndri drejtor i Xhafajt. Gjatë mbrojtjes së Veliaj, Xhafaj ka përmendur edhe në fjalën e tij në Parlament borxhin që i ka Veliajt që e nxori deputet duke thyer herësin, pasi Rama i kishte vënë në listë për ta djegur. Pas gjestit të Ramës për ta larguar nga Parlamenti, thuhet se Xhafaj është betuar se do ta bëjë kryetar të Partisë Socialiste me se s’ben Erion Veliajn.

Etilda Gjonaj ishte një tjetër emër që mbrojti Lali Erin, por deputetja Gjonaj më shumë e ka mbrojtur për hatër të Fatmirit sesa e ka bindje personale.

Petro Koçi, i cili nuk shquhet për ndonjë nuhatje politike apo peshë specifike brenda PS është një tjetër emër që, me apo pa vetëdije, ka dalë në mbrojtje të vjedhjes miliona euroshe në bashkinë e Veliajt.

Petro është thjeshtë numër, por dalja e Fatmir Xhafaj, hapur në mbrojtje të Veliaj, vetëm një ditë pasi Edi Rama tha se, përveç Zahos nuk mbroj askënd tjetër që vjedh dhe pi gjakun e Partisë, tregon se frika e Ramës për ndonjë puç nga Valiaj është reale.

Deri tani asnjë deputet apo zyrtar i lartë i Rilindjes nuk pati guxim të dalë në mbrojtje të Veliajt, qëndrimet e Xhafajt, Etildës e Petros sot në Parlament shënojnë një përshkallëzim të luftës së brendshmë mes hajdutëve të Rilindjes.

Ditët në vijim pritet që Fatmiri të mbledhë edhe shokë të tjerë për të krijuar frontin anti Ramë brenda Grupit Parlamentar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco