Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Strasburgu ‘rrëzoi’ vettingun/ Prokurorja Antoneta Sevdari pas vendimit të KPA-së: Mora drejtësinë që meritoja

Strasburgu ‘rrëzoi’ vettingun/ Prokurorja Antoneta Sevdari pas vendimit të KPA-së: Mora drejtësinë që meritoja

14:09, 10/05/2024
A+ Aa A-

Pasi fitoi të drejtën në Gjykatën e Strasburgut, prokurorja Antoneta Sevdari ka reaguar për herë të parë pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit e riktheu atë në sistemin e drejtësisë.  

Keni qenë një forcë e madhe për mua në rrugën time për të ardhur tek kjo ditë. Ndihem e gëzuar që arrita të marr drejtësinë që meritoja, kam 2-fish përgjegjësi të jem e përkushtuar ndaj drejtësisë Faleminderit! Jam e emocionuar, s’mund të them gjë tjetër”’, u shpreh Sevdari në një reagim të shkurtër për mediat.

Në vendimin që u lexua nga kryesuesja e seancës, Natasha Mulaj thuhet se “Kolegji arrin në konkluzionin se në kushtet kur parashikimet e konventës evropiane për të drejtat e njeriut si dhe vendimmarrjen e GJEDNJ lidhur me respektimin e saj referuar parashikimeve kushtetuese janë të detyrueshme për zbatimin nga shteti shqiptar. Sa kohë lidhur me çështjen objekt gjykimi, dhënia e  masës shkarkim nga detyra është çmuar nga GJEDNJ që ka cënuar nenin 8 të konventës, e vetmja alternativë është konfirmimi i saj në detyre”.

VENDIMI:

Kolegji pasi shqyrtoi kërkesën e Sevdarit për rishqyrtim të vendimit, me vendim të ndërmjetëm vendosi të pranojë kërkesën për rishikimin e vendimit, prishjen e vendimit të mëparshëm dhe rigjykimin e çështjes në themel në seancë gjyqësore.

Në kuadër të rigjykimit në themel të ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të konfirmimit të Sevdarit, Komisioneri kërkoi shkarkimin e saj nga detyra për pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurisë. Po sipas komisiomerit Publik, Irena Nino, Sevdari kishte probleme edhe në kriterin e profesionalizmit.

Nga ana e saj, Sevdari pretendoi se Komisionerit Publik i kanë rënë shkaqet ankimore. Në përfundim, Sevdari, referuar edhe vendimmarrjes së GjEDNj, ka kërkuar lënien në fuqi të KPK për konfirmimin e saj në detyrë.

Në përfundim të shqyrtimet gjyqësor trupi gjykues vlerësoi se Gjednj ka mbërritur në konkluzionin se shkarkimi i saj nga detyra ka cënuar nenin 8.

Sipas GJEDNJ, shkarkimi i Sevdarit ishte jo proporcional.

Në analizë të përfundimeve të GjEDNJ, kolegji vlerëson se në rigjykimin e ankimit, për shkaqe të rikonfiemuara nga Komisioneri, analizoi i situatës juridike verifikimi i pasurisë nuk ishte i nevojshëm. Kolegji vlerëson se ky proces mund të përfundojë veç me dy alternativa vendimmarrëse.

Kolegji arriti në konkluzionin së në kushtet kur vendimet e GJEDNJ janë detyruese për Shqipërinë, e vetmja rrugë mbetet konfirmimi në detyre i Sevdarit.

Kështu e vetmja alternativë për Sevdarin është konfirmimi i saj në detyrë. Kolegji vendosi: lënien në fuqi të vendimit 2018 të KPK për Sevdarin.

Vendimi i Strasburgut:

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të ish-prokurores Antoneta Sevdari nga Kolegji i Posaçëm i Kualifikimit në vitin 2019, ndërsa hodhi poshtë pretendimet e tjera. Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional” por theksoi gjithashtu se rasti i Sevdarit duhet të konsiderohet përjashtimor dhe se nuk shërben për të hedhur poshtë në tërësi procesin e vetingut në Shqipëri.

“Gjykata konsideron se, në bazë të vlerësimit të përgjithshëm të rrethanave të veçanta të çështjes, shkarkimi i aplikantes, bazuar në thelb në faktin se ajo nuk ishte në gjendje të provojë se bashkëshorti i saj pagoi taksat në një pjesë të të ardhurave nga aktivitete të ligjshme në dy dekadat e shkuara dhe në mungesë të ndonjë indicieje për keqbesim apo dhunim të qëllimtë nga vetë aplikanti, ishte disproporcional me synimet e ligjshme të procesit të vetingut,” thuhet në vendimin e gjykatës të publikuar të martën.

Për rrjedhojë, gjykata gjeti shkelje të nenit 8 të konventës “E drejta për jetë private”, ndërkohë që rrëzoi pretendimet e tjera të Sevdarit për shkelje të neneve 8 dhe 13 të konventës.

Gjykata rekomandon se mënyra e duhur për rivënien në vend të padrejtësisë së gjetur është rihapja e procesit në rrugët e brendshme.

“Sa i përket masave individuale që duhet të jenë më të përshtatshme për t’i dhënë fund dhunimit të gjetur në rastin konkret, Gjykata rithekson se, në shumë raste ku procedimet vendëse janë gjetur në shkelje të Konventës, është parë si forma më e përshtatshme e riparimit për dhunimin të jetë rihapja e procedimit të brendshëm,” thuhet në vendimin e gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco