Xhaferri: Dita e Drejtësisë, kamikazët me shall të kuq që e kthyen  gjyqësorin në hanxhar kundër pluralizmit

Xhaferri: Dita e Drejtësisë, kamikazët me shall të kuq që e kthyen gjyqësorin në hanxhar kundër pluralizmit

16:49, 10/05/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri në një postim në facebok është shprehur ase sot në  Ditën e Drejtësisë, duhet të reflektojmë dhe ta pranojmë se drejtësia e re dështoi pasi mazhoranca infiltroi në radhët e saj kamikazë, që e kthyen drejtësinë në një hanxhar në duart e qeverisë  për të vrarë opozitën.

Postimi:

Sot në  Ditën e Drejtësisë, duhet të reflektojmë dhe ta pranojmë se drejtësia e re dështoi pasi mazhoranca infiltroi në radhët e saj kamikazë, që e kthyen drejtësinë në një hanxhar në duart e qeverisë  për të vrarë opozitën.

Gjyqtarja me tre mbiemra Irena Spata Maneku Gjoka, padyshim mbetet ndër simbolet e kamikazëve të drejtësisë së re, pasi me vendimet e saj antiligjore la nën arrest liderin e opozitës në një dosje pa fakte dhe pa akuzë, dosje në të cilën emri i Edi Ramës nuk guxohet as të artikulohet.

Irena Gjoka,  e sanksionuar për të lëvizur në Greqi dhe zonën shengen dhe e shkarkuar në 1996 nga Sali Berisha, i kaloi të gjithë filtrat e vettingut e ndihmuar nga regjimi dhe në fund me vendimet e saj kundër eksponentëve të opozitës, po minon pluralizmin në vend për llogari të autokratit Surrelit.

Prokurorja kamikaze, Arta Marku, Sokol Sadushi me shall të kuq, Blerina Muça pengmarrasja e vulës së PD dhe Rakipi që ktheu Magjistraturën në han pa porta për patronazhistët janë gjithashtu në tabelën e nderit të kamikazëve të drejtësisë së re.

Dosja 184 dhe 339 ishin një provë zjarri për drejtësinë e re për tu distancuar nga krimi zgjedhor, por dështuan, ashtu si po dështojnë me dosjet e bujshme, duke amnistuar, Dakon, Veliajn, Beqajn dhe vetë Edi Ramën, njeriun që qëndron në krye të piramidës së krimit dhe korrupsionit në këtë vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco