Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Manjani: Reforma në drejtë është një dështim. Korrupsioni kaloi në një nivel tjetër, në hajni

17:48, 10/05/2024
A+ Aa A-

Avokati Ylli Manjani gjatë një interviste dhënë për Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka folur për reformën e drejtësisë.

Duke folur në ditën e drejtësisë, Manjani tha për moderatorin Edvin Parruca se, në Shqipëri reforma në drejtësi është një dështim.

Sipas tij, me anë të kësaj reforme, thjeshtë u hoqën disa njerëz që të viheshin disa të tjerë.

Manjani evidentoi edhe problemin tjetër themelor në Shqipëri, korrupsionin. Sipas tij, korrupsioni ka kaluar në një nivel tjetër, në hajni, vjedhje 100 për qind të parave.

‘Insistoj, reforma në drejtësi është një dështim.

Ajo që ka ndodhur në Shqipëri në reformën e fundit në drejtësi, është ajo që ka ndodhur në të gjitha reformat e mëhershme të drejtësisë në 100 vitet e fundit.

Ne e konsiderojmë reformë, heqjen e ca njerëzve dhe zëvendësimin me ca të tjerë.

Kjo reformë në thelb kishte vetingun, të heqim ca gjyqtarë dhe të vendosim ca të tjerë dhe ata që do të vëmë, do të duan të na e dijnë për nder.

Ose këto të rinjtë e magjistraturës, që qartësisht janë fëmijët e enturazhit politik që drejton Shqipërinë sot.

Edhe kjo reformë nuk ishte gjë tjetër, veç se reformë personeli. Një reformë e cunguar sepse reformë reale nuk është bërë.

Kjo reformë nuk u shoqëruar me ndryshime drastike.

Proceset gjyqësore nuk janë përmirësuar, por janë përkeqësuar për shkak të kësaj reforme.

Korrupsioni nuk u luftuar, por u sofistikua. Kemi kaluar në një nivel tjetër tani.

Të korruptuarit kanë kaluar në një fazë tjetër, kanë kaluar në hajni. Tani nuk marrin bakshishe, por i marrin të gjitha vetë, i vjedhin.

Pra tenderin 100% të fondit të dhënë nuk i shkon më një kompanie që paguante bakshishin, dhe ky ishte korrupsioni, por tani i shkon një kompanie që është e vëllait, motrës, apo administratorit që ka marrë vendimin.

Pra kjo është vjedhje.

Pra, reforma kundër korrupsionit nuk na paska dhënë sukses, përkundrazi na e thelloi më keq akoma. Na e çoi në një nivel tjetër’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco