Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

TV si TikTOK

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi - 10/05/2024

Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe menccurinë, ka vendosur të imitojë TikTok-un.

Roli i televizionit ka qenë informimi, edukimi dhe argëtimi. Mesa duket ky trekëndësh nuk është më në modë. Moda janë videot virale. Dallimi mes asaj që është në interes të publikut dhe asaj që është interesante për publikun është shuar nga rendja pas shikuesve. Arsyeja? ‘Këtë do shikuesi’.

Henry Ford thoshte që nëse do të pyesja njerëzit ata do të kërkonin kuaj më të shpejtë, jo makinën.

Në tregun e mbipopulluar mediatik, dhe në kohën kur kemi edhe media sintetike (prodhime të Inteligjencës Artificiale) besimi është monedha kryesore.

Përpjekja për ta kthyer TV në TikTok nuk është thjesht vetëm humbje e traditës dhe origjinalitetit, por edhe një mundësi e humbur.

Televizioni mund të luajë me pikat e tij të forta duke ofruar cilësi mbi sasinë, duke krijuar përmbajtje që trajtojnë çështje komplekse - gjëra që kërkojnë më shumë se 60 sekonda për t'u kuptuar.

Nxitimi është për të prodhuar ‘fast food digjital’ të shijshëm për momentin, por pa vlera ushqimore.

Modele të njohura të gazetarisë si BBC-ja shërbejnë për të treguar se misioni i tv-se është raportimi i përgjegjshëm, edukimi, argëtimi, hulumtimi, analiza e thelluar dhe kontekstualiteti. Më shumë se të jesh i pari, vlen të jesh i saktë.

Përpjekja për të imituar modelin e TikTok, bën që televizioni të zbehë asetin e tij më të vlefshëm - besueshmërinë. Kur ndodh një ngjarje e madhe, njerëzit kërkojnë të mesoj e nga TikTok por nga Televizioni më i mirë.

Beteja për vëmendje sot është e ashpër. Platformat e mediave sociale, me algoritmet e tyre janë krijuar për t'i mbajtur përdoruesit të droguar me përmbajtje që variojnë nga sublimja te qesharakja.

Në ngutin për të konkurruar, TV rrezikon të bëhet kopje e keqe e ‘influencarve’ që të tregojnë se si lahen duart, ku duhet të hash dhe si duhet të vishesh.

Është sikur në një fshat me shumë xherah, doktori të lerë stetoskopin dhe t’i bashkohet turmës së ‘mjekëve popullorë’.

Lëreni TikTok-un të jetë tiktok dhe televizionin, televizion.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco