‘Nuk dinte Fatosi se çfarë hante Gramozi?’/ Analisti: Rama nuk ka gisht!

‘Nuk dinte Fatosi se çfarë hante Gramozi?’/ Analisti: Rama nuk ka gisht!

15:52, 10/05/2024
A+ Aa A-

Analisti Ylli Dylgjeri ka ironizuar mbrojtjen që kryeministri Edi Rama i bën vetes, kur thotë se ai nuk ka ditur asnjë informacion për bashkëpunëtorët e tij hajdutë, që i hanë dardha pas shpinës, në një kohë që korrupsioni ka shpërthyer nga të gjitha anët, si në pushtetin qëndror dhe atë lokal.

Në postimin e tij në Facebook, Dylgjeri akuzon Ramën se e ka të gjithë informacionin si nga brenda institucionit, po ashtu edhe nga jashtë për të gjithë bashkëpunëtorët e tij të cilët vjedhin dhe janë të korruptuar.

‘A mund të besoj unë sot se nuk dinte Fatosi se çfarë hante Gramozi?’, shkruan Dylgjeri.

Postimi i plotë: 

Rama nuk ka gisht!

E kemi dëgjuar dhjetra herë Ramën të na thotë se të akuzuarit, të dënuarit, të hetuarit pranë Tij, kanë ngrënë dardha pas shpinës dhe Ai nuk ka përgjegjësi, se nuk ka informacion! Si ka parë, si ka dëgjuar, e të tjerë justifikime e shfajsime si këto.

Pra, i Pari i Shqipërisë nuk e di se çbëhet rreth Tij edhe kur merr info me shkrim nga të gjithë strukturat shtetrore, plus dhe infon që merr në të zezë nga thashethemet tip Agaçi & Co.

Sot fshehja e Tij pas gishtit, më sjell në kujtesë një diplomat të ri që ishte njëherësh edhe nipi i Luigjit të 16-të. Luigji e kishte emruar nipin diplomat në kabinitetin e Tij. Ai punonte në një zyrë në kështjellën mbretërore.

Kaluan javët në detyrë dhe nipin u mërzit nga detyra. Arsyeja sipas Tij ishte errësira që kishte zyra në kështjellë. Ndaj nuk vonon dhe ja shpreh Lugjit mërzitjen në zyrë.

Pse nuk do të punosh më pranë meje e pyet Ai?

Nipi diplomat i përgjigjet:

Në zyrë është errësirë, nuk punoj dot!

Luigji i përgjigjet: Dakort, një diplomat që nuk sheh në errësirë nuk bën për diplomat!

Po Kryeministri ynë, çfarë ndriçimi kërkon që të vështrojë kush i vjedh para mbrapa, majtas e djathtas?

Këto janë broçkulla. Kryeministri ynë në se nuk sheh nuk bën për Kryeminister! Por, Kryeministri ynë i di siç thotë populli dhe damarët e by...ës të vartësve sepse Kryeministri ynë është vetë në krye të vjedhjeve. Ashtu si dhe të gjithë vartësit e Tij e shohin, e komentojnë dhe kontribuojnë në këtë hajni Kryeministrore.

Në ato zyra kam punuar në vite e vite. A mund të besoj Unë sot se nuk dinte Fatosi se çfarë hante Gramozi?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco