Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

‘Thirrje zemre’, Berisha poston fjalën e avokatit të njohur: Të shporrim pengesën e PD dhe Edi Ramën

‘Thirrje zemre’, Berisha poston fjalën e avokatit të njohur: Të shporrim pengesën e PD dhe Edi Ramën

19:18, 23/01/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video nga fjala e mbajtur në Rrëshen të Mirditës, me demokratët në këtë qytet.

Berisha ndau me ndjekësit fjalën e avokatit të njohur nga Mirdita, Ndue Molla.

Molla thekson se demokratët duhet të bëhen bashkë, të shporrin pengesën Basha e më pas Ramën.

“Kur vini ju Sali Berisha në Mirditë, sheshi “Abat Doçi” është plot. Dua të kujtoj një ngjarje që ka ndodhur më 1991. Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker, pranë Gjergjit tonë të madh tha se më në fund erdhi dita që populli shqiptar të zgjedhë vetë udhëheqësit e vet me votë të lirë.

Mbreti i zgjidhjes së këtyre problemeve është vota e lirë. Pse unë që këmbëngul që Lulzim Brava të vijë e të votohet qenkam antiamerikan? Ai që nuk pranon votën na qenkërka amerikan, ku ka ndodhur kjo? Kjo sallë është shumica e PD në Mirditë. Kjo është salla e shpirtit demokrat të Mirditës, që ka qenë dhe mbetet me këtë burrë, se ne nuk pranojmë lider që mësojnë fëmijët tanë me veset më të këqija të skuthërisë politike. Nëse ai është për të ardhmen, të vijë e të votohet këtu.

Iu them deputetëve të qarkut Lezhë që të vijnë dhe të votohen e nëse zgjidhen anëtarë të Kryesisë së PD, unë jap dorëheqjen, sepse ata nuk kanë mbështetje, sepse mbështetjen ne e kemi marrë që më 1991 dhe 1992. Ka tetë vite që kjo sallë nuk ka të tillë entuziazëm. Basha takohet me Ramën. Pasojat janë humbje, shkatërrim të PD-së, por falë Berishës , falë demokratëve të Mirditës e Shqipërisë, sallat mbushen plot.  Të gjithë mbështesin doktor Berishën dhe lëvizjen e re në Partinë Demokratike.

Kjo është lëvizje për interes kombëtar, se me gjumashin në krye jemi bërë miq me Serbinë dhe armik me Kosovën. Shqipëria është bërë sikur është një bashki, paralajmërohet se jemi një bashki, duke bërë që të kemi një gjykatë apeli për gjithë vendin. Të gjithë bashkë, edhe ata në Perëndim, të shporrim fillimisht pengesën dhe më pas Ramën”, deklaroi avokati Ndue Molla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco