'Përdor krimin për mbledhjen e firmave'/ Berisha: Ramën dhe peng-Bashën i ka verbuar 'Foltorja', do ua numëroj ushtarët

'Përdor krimin për mbledhjen e firmave'/ Berisha: Ramën dhe peng-Bashën i ka verbuar 'Foltorja', do ua numëroj ushtarët

21:55, 18/11/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i PD Sali Berisha iu është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës i cili u shpreh sot se ish-kryeministri ka përdor elementë të krimit në Elbasan për të mbledhur firmat. 

Në 'Çim Peka Live', Berisha tha se Rama dhe pengu i tij Rama janë tmerruar nga 'Foltorja'. 

Berisha shkoi më tej kur tha se do denoncojë 'ushtarët e Edi Ramës me fakte dhe dokumente'.

"Nuk është e Bardhit, por është e peng Bashës dhe kreut të Meduzës. Pse janë kaq të verbuar? Sepse kjo është periudha në të cilën unë po luftoj me efikasitetin më të madh krimin në Shqipëri, rajon dhe Europë, pasi karteli Rama dhe peng Basha përbëjnë krimin më monstruoz të 30 viteve të fundit në Shqipëri. Marrjen peng të pluralizimit politik dhe shndërrimin e tij në fasadë. Pra, Foltorja po jep një përgjigje dërrmuese këtij karteli në krimin më makabër ndaj një kombi, ndaj një demokracie, ndaj një vendi. Po të jetë puna për ushtarët e tyre, ua numëroj një nga një, siç kam numëruar gjithmonë më shumë se kushdo tjetër, me fakte, me dokumente dhe natyrisht që radha e ushtarëve do vijë një ditë. Se unë jam i vetmi këtu nga politikanët që jam marrë me ta", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco