'Dosja për Berishën s'ka asnjë provë'/ Pse DASH nuk flet për fakte...

'Dosja për Berishën s'ka asnjë provë'/ Pse DASH nuk flet për fakte...

10:24, 01/11/2021
A+ Aa A-

Duke folur nga Foltorja e Lezhës, lideri historik demokrat, Sali Berisha tha se jo vetëm që Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, por theksoi se miqtë e tij i kanë thënë se dosja ndaj tij nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë.

Që pas shpalljes së vendimit, Berisha ka kërkuar nga zyrtarët e DASH, por edhe nga çdo shtetar tjetër të japë prova për masën e marrë ndaj tij.

Megjithatë asgjë nuk i është ofruar publikut dhe as palëve të interesuara.

Por bie në sy një gjë interesante. Gazeta e rëndësishme e kryeqytetit amerikan, Washington Times ka pyetur Departamentin e Shtetit se cilat janë provat ndaj Berishës. DASH ka reaguar duke thënë se kanë 'informacione të besueshme'. Pra nuk përmenden askund faktet dhe provat.

Ky është qëndrim i kundërt nga komenti i ambasadores Yuri Kim më 15 tetor, e cila tha se 'ka prova të pamohueshme'.

Kujtojmë se në fillim të kësaj historie, DASH e pranoi se informacionet për Berishen u kanë ardhur nga organizatat joqeveritare.

Ndërkohë gazetari i njohur amerikan, Matt Palumbo ka raportuar disa herë se dosja e Berishës, është dorëzuar në DASH nga një OJQ e drejtuar nga ish-partnerja e Edi Ramës, Delina Fico dhe e sponsorizuar nga George Soros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco