Baton Haxhiu: Veliaj si ato historitë e mafies siçiliane

Baton Haxhiu: Veliaj si ato historitë e mafies siçiliane

23:00, 30/04/2024
A+ Aa A-

“E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri e shohin akoma me më përbuzje. Njerëzit më të poshtër që Kosova i ka përzënë nuk qasen në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë pikë aksesi”. Kështu u shpreh Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku hodhi akuza ndaj çdokujt që e denoncon personazhin që ka zaptuar zyrën e Kryebashkiakut, si një hajdut që minimalisht duhet të mbajë përgjegjësi morale dhe të dorëhiqet, pas skandalit ‘5D’.

Opinionisti Baton Haxhiu nga studio e emisionit Opinion i është përgjigjur Veliajt, duke e krahasuar atë me historitë e mafies siçiliane.

Për Haxhiun paraqitja e Veliajt në SPAK ishte një bashkëpunim i mirë me kryeprokurorin.

Baton Haxhiu tha më tej se Veliaj ka dy rrugë, ose atë morale që të japë dorëheqjen, ose të zgjedhë përgjegjësinë politike. Sipas tij, nëse do të ishte në vend të Veliajt do të jepte dorëheqjen.

Blendi Fevziu: Baton për ty e kishte këtë? Ty të kanë përzënë nga Kosova?

Baton Haxhiu: Kjo është serioze. E para e punës është shumë primitive, bota është vend i lirë dhe veprimet dhe vendimet e njerëzve bëhen në secilin vend ku ata mendojnë se duhet të shkruajnë, ose duhet të japin mendim. E dyta, nuk e di a e dini historinë e Falkones, Tomasho Busketa i cili në një moment është penduar dhe filloi të bashkëpunojë me Falkonen, gjyqtarin e famshëm dhe kur ka filluar të bashkëpunojë, a e dini se çfarë ka ndodhur me Tomasho Busketën? Ka pushuar së qenuri mafioz. Sot, Erion Veliaj ka shkuar dhe bashkëpunuar ndershëm me kryeprokurorin.

Blendi Fevziu: Çfarë do të thotë?

Baton Haxhiu: Unë nuk kam ardhur për këtë gjë. E kam një reagim për arsye se ka fjali që një kryebashkiak nuk flet për mediat, për mënyrën se si ata i qasen një kryebashkiaku që bën punë publike dhe ai nëse përdor për 4 gazetarë, të cilët kanë pasur një qëndirm, ndërsa unë nuk kam thënë asgjë, ndërsa unë kam thënë që “po të isha Baton Haxhiu dhe të isha kryetar i bashkisë nuk do të hezitoja dhe do të jepja dorëheqjen”. Por kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i ka 2 çështje brenda vetes, morale dhe politike. Le ta zgjedhë cilëndo, nëse ai nuk e zgjedh çështjen morale domethënë që nuk jep dorëheqjen, i mbetet ajo politike dhe votuesit vazhdojnë. Nuk kam thënë asgjë tjetër. Meqenëse ai ka përdorur fjalën poshtërsi, fjalën përzërje, faturim i shtrenjtë, kurrë asnjëherë për sondazhe nuk kam folur me Erion Veliajn. 3 herë e kam takuar në jetë, 3 herë vetëm dhe bisedat e mia me Erion Veliajn janë krejt sipërfaqësore. Mua këto deklarata nuk më hutojnë. Si shqiptar i Kosovës, ne e kemi fituar betejën me ata të cilët flasin kështu. Veliaj deklaroi vetë që “po shkoj të bashkëpunoj me prokurorin” dhe unë e përmenda rastin e Falkones. Nuk e krahasova, vetëm ja mora shembullin. Nëse drejtorët e tij janë akuzuar për krim të organizuar, nëse ata që punojnë me të, atëherë më fal, por kur fillon e bashkëpunon me prokurorin e ndërron rolin dhe pushon së qenuri kriminel dhe je bashkëpunëtor i tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco