Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Jahelezi: Mbledhja online, absurditet i madh! Qytetarët e vjedhur të Tiranës nuk do ndalen derisa të largojnë hajdutët

22:44, 30/04/2024
A+ Aa A-

Albi Jahelezi, këshilltar bashkiak në Tiranë i Partisë Republikane e quajti absurditet kthimin e mbledhjes së këshillit bashkiak në mbledhje online, teksa i bën thirrje qytetarëve të Tiranës të vazhdojnë me protestat kundër aferave të zytarëve të Bashkisë së Tiranës.

“Unë u paraqita rreth orës 16:00 pranë zyrave të këshillit bashkiak, siç isha njoftuar me anë të email-it që sot duhet të paraqitesha në punë sepse kishte mbledhje zyrtare të këshillit bashkiak.  U prezantova tek njësia bashkiake si anëtar i këshillit bashkiak. Më thashë ‘mund të futesh’. Teksa futem brenda sekretaria e këshillit bashkiak më njofton që mbledhja është online, gjë që është absurditet për mua sepse nuk mund të njoftohet një anëtar i këshillit bashkiak 30 minuta para mbkedhjes dhe të thotë që mbledhja do të zhvillohet online.

Duhet të dalë çdo qytetar shqiptar që e ndjen veten që është i vjedhur nga kjo lloj bashkie. Ne do bëjmë çmos që zëri i tyre të shkojë sa më lartë, por siç e shikoni këtu është një shtet policor.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco