Xhymshiti: Skandaloze mënyra se si kanë reaguar diplomatë të caktuar mbi shkrimin për Gabriel Escobar

21:19, 21/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'A Show' në 'SYRI TV' me moderatorin, Adi Krasta për të diskutuar për shkrimin e 'Frontline' mbi Gabriel Escobar-i, zv/ndihmëssekretari i SHBA-së ishte gazetari, Vudi Xhymshiti.

Xhymishti është shprehur se ka mbetur i befasuar nga reagimi i DASH mbi këtë shkrim dhe se me veprat e tyre na kanë treguar se shembulli i demokracisë është Kremlini dhe jo SHBA-ja.

"Është skandaloze mënyra se si kanë reaguar disa ambasada të caktuar dhe diplomatë të caktuar dhe entitete që janë të financuar nga taksapagues amerikan.

Kjo nuk është praktikë e një shteti që flet për demokracinë dhe praktikon demokraci. Ajo që ka ndodhur pas publikimit të gjetjeve tona është praktikë e Kremlinit, vendeve autoritare që nuk kanë të bëjnë me demokracinë. Këta njerëz që kanë vendosur me ose pavetëdije të reagojnë në këtë mënyrë kanë vërtetuar gjetjet tona por e kanë dëmtuar edhe më shumë figurën e diplomacisë amerikane.

Nëse SHBA nuk shihet si shembulli demokracisë atëherë kë të shohim ne Moskën zyrtare, këta diplomatë na thonë që Moska është shembulli i demokracisë. Por unë besoj se DASH do të merre seriozisht me këto gjetje dhe do të vendosë përpara përgjegjësisë ata që kanë marrë pjesë në skandale."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco