Gazetari i njohur amerikan vazhdon denoncimin: Ish-gruaja e Ramës dërgoi informacionet për Berishën në DASH

Gazetari i njohur amerikan vazhdon denoncimin: Ish-gruaja e Ramës dërgoi informacionet për Berishën në DASH

19:19, 28/10/2021
A+ Aa A-

Nuk ndalet gazetari i njohur amerikan, Matt Palumbo, i cili shkruan për Bongino, një program i rrjetit të madh televiziv amerikan, Fox Nation.

Gazetari konservator shkruan se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka lidhje të forta me miliarderin George Soros. Pikërisht këto lidhje kanë shërbyer si bazë për përgatitjen e dosjes ndaj ish-kryeministrit shqiptar.

Palumbo shkon më larg kur shkruan në faqen e njohur të të djathtës amerikane se informacionet për Berishën janë dërguar në Departamentin e Shtetit nga ish-partnerja e Edi Ramës, Delina Fico.

“Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës te Departamenti i Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje- Perëndim, një grup i sponsorizuar nga Soros. Instituti drejtohet nga një grua, e quajtur Delina Fico, e cila mban titullin e Drejtoreshës së Shoqërisë Civile. Fico dikur ka qenë e fejuara e Edi Ramës dhe më pas u martua me Bledi Çuçin, një nga aleatët më të ngushtë të Ramës.

Vetë Blinken ka lidhje familjare me Sorosin. Babai i Antony, Donald Blinken dhe gruaja e tij Vera kanë financuar ‘Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Vera dhe Antony Blinken’ në Universitetin e Europës Qendrore të Soros (një universitet i themeluar nga Soros), ku gjendet një koleksion dixhital me dokumente historike hungareze. Treshja është fotografuar edhe bashkë. Në një raport të Rrjetit të Fondacioneve Soros nga viti 2002, babai i Blinken renditet në Bordin e Administratorëve të Universitetit të Europës Qendrore, i treti pas Soros (që është kryetari) dhe Aryeh Neier,” shkruan gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

XxxL31/10/2021 12:43

Shqipëria është vëndi Mafies e Shkerdhatokracisë.

Besi29/10/2021 16:03

uuuuh kurva mutit robt ty burrit tend te par dhe te dytit.o rrac e poshter.

Vendi yne 28/10/2021 21:00

O sali shpeto shqiperine nga keta orgjite.Poshte qeveria poshte Rama

Shto koment

Denonco